AKTUALITETCOVID-19

Ministria publikon shifrat: Më shumë të shëruar se të infektuar në 24 orët e fundit, COVID-19 u merr jetën 3 qytetarëve


Ministria e Shëndetësisë ka publikuar shifrat e pandemisë gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë, ku shihet se numri i të shëruaerve është më i madh se ai i infektimeve të reja.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Janë 501 qytetarë që kanë fituar betejën me koronavirusin, ndërkohë që janë 428 rastet e reja. Fatkeqësisht COVID-19 u ka marrë jetën 3 qytetarëve: : një qytetar nga Berati 66 vjeç, një qytetar nga Tirana 74 vjeç dhe një qytetar nga Vlora 88 vjeç.

Reklama në FieriWeb - “BLETA PREMIUM”

Njoftimi i Ministrisë:

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.
Çdo qytetar mbi 18 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:
Janë kryer 3,549 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 428 qytetarë, në këto bashki: 171 qytetarë në Tiranë, 46 në Kamëz, 30 në Fier, 17 në Durrës, 12 në Lushnje, 11 në Korçë, 10 në Shkodër, Krujë, 9 në Gjirokastër, Sarandë, Elbasan, 8 në Kukës, Lezhë, Vlorë, Kolonjë, 7 në Patos, 4 në Tropojë, Kurbin, Vorë, Gramsh, 3 në Bulqizë, Mallakastër, Dimal, Kuçovë, Libohovë, 2 në Has, Kavajë, Divjakë, Himarë, Përmet, Tepelenë, Memaliaj, Pogradec, Berat, 1 në Vau Dejës, Mirditë, Dibër, Mat,  Rroskovec, Konispol.

Janë 6,289 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 158 pacientë, nga të cilët 23 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19, tre qytetarë: një qytetar nga Berati 66 vjeç, një qytetar nga Tirana 74 vjeç dhe një qytetar nga Vlora 88 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 501 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 168,437 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (16 Tetor 2021)

Raste të reja ditore        428
Të shëruar në 24 orë      501
Të shtruar në spitale       158
Humbje jete në 24 orë    3
Testime ditore                3,549

Testime totale              1,257,173
Raste pozitive                177,536
Raste të shëruara           168,437
Raste Aktive                     6,289
Humbje jete                     2,810

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë            3036
Durrës            745
Fier                 663
Shkodër         502
Elbasan          238
Lezhë              185
Gjirokastër      202
Berat              184
Vlorë              144
Korçë             161
Kukës             148
Dibër              81

Related Articles

Back to top button