SOCIALE

Ministria shtyn rregullin për ndalimin e grumbullimeve deri në 29 nëntor! Vendimi ’zbatohet’ vetëm në letër, masat anti-COVID nuk respektohen


Vendimi për të ndaluar grumbullimet në vende të mbyllura apo të hapura do të qëndrojë në fuqi deri në datë 29 nëntor.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Urdhri është firmosur ditën e sotme nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe është bërë me qëllim parandalimin e infektimeve nga COVID-19.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

“Në urdhrin nr.633 datë 1.11.2020 “Për ndalimin e grumbyllimeve në vende të mbyllura apo të hapura” të ndryshuar bëhet ndryshimi si vijon: 1. Në puikën 1 të urdhrit, togfjalëshi deri në datën 15.11.2021 zëvendësohet me togfjalëshin “deri në datën 29.11.2021”. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në fletoren zyrtare”, shkruhet në vendimin e Ministrisë.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Megjithatë duhet theksuar se ky është një vendim i cili qëndron vetëm në letër, pasi çdokush në përditshmëri arrin të vë re se si kjo masë nuk zbatohet. Kafenetë janë plot, pa ruajtur distancat, pa maska, janë organizuar ndeshje siç ishte ajo e kombëtares ku të pranishëm në stadium ishin 22 mijë tifozë, koncerte nga më të ndryshme ku ka pasur një prezencë të madhe të qytetarëve. E thënë më qartë, asnjë qytetarë nuk respekton masat anti COVID, por edhe autoritet duket se “kanë mbyllur sytë” përpara kësaj situate.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Mos respektimi i masave është reflektuar edhe në bilancet ditore të rasteve të reja dhe viktimave, ku gjatë muajit të fundit ka pasur një rritje të infektimeve dhe të humbjeve të jetës si pasojë e këtij virusi. 

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Related Articles

Back to top button