KRONIKË

Misteri i vetëvrasjes në Greqi/ Mbërrin trupi i pajetë i të burgosurit shqiptar Adem Rusi, flet vëllai: Vetëm autopsia në Shqipëri zbulon shkakun e vdekjes, bëra kallëzim penal


Adem Rusi është i burgosuri shqiptar i cili sipas policisë greke pak ditë më parë u vetëvar me lidhësen e këpucëve në furgonin e policisë, teksa po transportohej nga spitali i Amfisës drejt burgut famëkeq të Malandrinos.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Familjaret e tij përjashtojnë mundësinë e vetëvrasjes se 40-vjeçarit duke theksuar se rezultatet e autopsisë që do të bëhen në Shqipëri do të zbulojnë të vërtetën. Vëllai i tij Shkëlqim Rusi ka bërë kallzim penal në Prokurori.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Flet Shkëlqim Rusi, pas mbërritjes së trupit të pajetë të Adem Rusit: “Në Prokurori ka vajtur kallëzimi penal që bëra, dhe do shkoj të pyes për te marrë fletën nëse do pranojnë kallëzimin. Dua me çdo kusht që t’i bëhet autopsia, që të di shkakun e vdekjes e të fle rehat. I kam marrë të gjitha letrat, vetëm atë të prokurorisë pres. Përgjigje deri më tani kam ato që kanë nxjerrë grekët, por unë s’besoj asnjë gjë, këtu do dalë e vërteta.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Morën fillimisht nënën, pastaj më morën mua e më thanë që e kemi çuar në spital, për kontroll rutinë, natën nuk ka kontroll rutinë. Ka pirë klorinë më tha drejtori i burgut, tha u bë mirë, kur po e kthenim fatkeqësisht vari veten, në makinë të policisë, me gardianë brenda. Ata nuk të lenë as me lidhëse këpucësh, as me rrip, asgjë të ketë i burgosuri, plus ka qenë i prangosur dhe me 2-3 shoqërues.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Do kërkoj drejtësi deri në fund, sikur edhe kjo të jetë e vërtetë që të ketë varur veten, është neglizhencë e tyre. Pas vëllait tim mund ta kenë radhën të tjerët, shteti tonë duhet të ngrejë strukturë në ambasadat tona që të mbrojë të gjithë të burgosurit. Shpresën vetëm te autopsia e kam”

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Related Articles

Back to top button