AKTUALITET

Monstra i Fierit dhe luksi prej 350 mijë euro


Nga: Redjon Shtylla – Klodian Çalamani është personazhi më i urryer dhe i komentuar në Shqipëri. Krimi që ai bëri ndaj një 8-vjeçari, është monstruoze, por që ligjet nuk lejojnë dënimin me varje, që familja dhe një pjesë e mirë e shoqërisë kërkoi. Ligji është ai që mbron Klodianin dhe i garanton të drejta.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

38-vjeçari nga një mjedis i pistë që jetonte, mes një pirgu të madh me plehra në një banesë të rrënuar, ai do të jetojë nga sot e përjetë me kushte ”luksi”. Klodiani pritet që të marrë dënimin maksimal që njeh Shqipëria, burgim i përjetshëm, dhe nëse do të jetë ky vendimin i Drejtësisë, ai derisa të ketë frymë, do të mbahet me taksat që çdo shqiptar derdh për shtetin.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Kostoja mesatare vjetore për një të burgosur në vendin tonë shkon në rreth 9 mijë euro. Duke marrë parasysh që mosha mesatare e jetëgjatësisë në vend për meshkujt është 77-vjeç, Klodiani i bie që të kryejë 39 vite burg. Pra, 350 mijë euro për 39 vite burg, gjithmonë nëse dënohet me burgim të përjetshëm dhe nëse do të jetojë deri në atë moshë.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Kostoja e një të burgosuri në Shqipëri është ndër më të lartat nga vendet ish-komuniste. Më e lartë gjithashtu se paga minimale apo ndihma ekonomike që u jepet shteti familjeve në nevojë, dhe paradrejtësia është e madhe. Është e frikshme, sesi të burgosurit u mbulohen shpenzimet nga buxheti i shtetit, teksa për qytetarët harrohen premtimet.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Në vend të një diskutimi për rikthimin e dënimit me vdekje që nuk ka për të ndodhur, për sa kohë Shqipëria aspiron të jetë në BE, dhe Europa e ka të ndaluar, mos është koha për rregullim të ligjeve. Më e mira është që të bëhen dispozita të veçanta ligjore për krime monstruoze, për njerëz të cilët burgun të mos e shohin si luks, por që në të vërtetë të vuajnë dënimin për krimin e kryer.

Sot nuk është koha të gjejmë fajtorin, pasi dihet ku është pjesa e kalbur e të gjithë sistemit. Këta njerëz duhen izoluar, nuk duhen lejuar të jetojnë në mesin e njerëzve të shëndetshëm mendërisht, nëse shteti nuk e bën, atë Shqipëria do të kthehet në një vend monstrash dhe trauma e të tillave ngjarje, do të rëndojnë tek të gjithë ne.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Historia kriminalistike e vendit ka njohur ngjarje edhe vrasës më ç’njerëzor, por kurrë nuk është folur për ligjet që të tillë vrasës i kanë si të mira. Sistemi po shkakton dëme dhe dhimbje në familjet ku ndodhin tragjeditë, dhe lehtëson jetën e kriminelëve, të cilët nga një jetë me probleme jashtë, në burg ata duhen trajtuar me respekt, dinjitet dhe të mos paragjykohet. Kështu detyron Konventa e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, por që harron krimet dhe pasojat që lënë pas akte të tilla monstruoze në shoqëri.

Related Articles

Back to top button