AKTUALITET

“Mos më vrit, nuk dua të bëhem Ëngjëll”, qytetarët ndezin qirinj para Kryeministrisë për 8-vjeçarin Mateo (FOTO)


Vrasja makabre pak ditë më parë në Fier, ku fëmija 8 vjeç u rrërmbye dhe më pas u vra nga 38 vjeçari, Klodian Çalamani, tronditi mbarë opinionin publik.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Familajrët dhe të afërmit e Mateos, kërkojnë dënimin me vdekje të autorit të krimit të rëndë, ndërsa ka nisur peticioni për mbledhjen e firmave për rikthimin e dënimit me  vdekje në vendin tonë.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Mbrëmjen e sotme qytetarë të shumtë kanë ndezur qirinj para Kryeministrisë për vogëlushin e ndjerë, pranë portretit të tij.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

“Mos më vrit, nuk dua të bëhem Engjëll”, shkruhet në pankartën e vendosur pranë fotografisë së Mateos.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Krimi i rëndë ndodhi mbrëmjen e së martës në fshatin Grecalli në Fier, ku 8-vjeçari Mateo Vasiu u rrëmbye dhe më pas u vra nga fqinji, Klodian Çalamani. Ai e kishte groposur trupin e vogëlushit në oborrin e shtëpisë së tij, ndërsa u zbulua nga Policia pak orë pas kërkimit. Autori Çalamani pranoi vrasjen dhe tashmë ndodhet në burg.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Related Articles

Back to top button