AKTUALITET

Moti i keq, Bashkia e Vlorës thirrje qytetarëve: Priten stuhi të forta, shmangni lëvizjet e panevojshme


Prej disa ditësh vendi ynë është përfshirë nga moti i keq, ndërsa në orët në vijim, sipas sinoptikanëve pritet shtim i intensitetit të reshjeve të shiut.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Nisur nga kjo situatë Bashkia e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme, duke paralajmëruar se stuhi të forta pritet të godasin qytetin bregdetar.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

“Parashikimet e meterologëve paralajmërojnë mot të keq prej pasdites së sotme, 5 Dhjetor dhe deri më 7 Dhjetor! Reshjet e shiut do të intensifikohen prej orës 18.00 e në vazhdim të shoqëruara dhe me stuhi të forta. Për këtë arsye do t’ju luteshim të shmangni lëvizjet e panevojshme me automjete në akset problematike nga përmbytjet si dhe parkimin e automjeteve në to.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Paralajmërimet e meteorologëve për fortuna kërkojnë të jemi të kujdesshëm! Për çdo nevojë urgjente  kontaktoni në “Facebook” me Ujësjellës Kanalizime Vlorë. Kujdesuni për veten dhe familjet tuaja!”, thuhet në postimin e Bashkisë.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Related Articles

Back to top button