AKTUALITET

Moti i keq me stuhi, dëborë dhe ngrica/ Disa fshatra të izoluara, ja akset rrugore të bllokuara dhe qytetet problematike…


Prej disa ditësh vendi është përfshirë nga një valë e të ftohtit me temperatura të ulëta, stuhi, dëborë dhe ngrica. Në disa zona malore ka pasur edhe problematike në qarkullimin e automjeteve për shkak të pranisë së akullit në rrugë.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Reshjet e borës janë ndërprerë gjatë mbrëmjes së djeshme, ndërsa gjatë natës janë shënuar temperatura të ulëta nga -5 deri -10 gradë në zonat e thella në lartësi. Në të gjitha akset ka pasur probleme nga ngricat, ndaj është këshilluar përdorimi i zinxhirëve. 

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Probleme ka patur edhe në rrugët e brendshme të qytetit të Peshkopisë, pasi rrugët që janë hapur nga makinat janë të ngushta dhe nuk është hedhur kripë. Në trupin e rrugës është krijuar shtresë akulli, çka krijon probleme për drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Të izoluara plotësisht janë Njësia Administrative Lurë dhe Selishtë, disa fshatra të njësisë Sllovë, Kala e Dodës dhe Melan.
Njësitë Lurë, Selishtë, Reç, Sllovë, Kala e Dodës dhe disa fshatra të Luznisë kanë kaluar 48 orë pa energji elektrike, pas rrëzimit të disa shtyllave.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Në Bulqizë probleme ka në njësitë Administrative Ostren, Trebisht, Krastë, ku ka pasur bllokim të rrugëve që lidhin fshatrat dhe mungesë të energjisë elektrike.

Aksi kombëtar Peshkopi – Burrel – Tiranë kalimi bëhet pa probleme, por duhet kujdes tek pishat e Bulqizës gjatë natës dhe orët e para të mëngjesit si pasojë e ngricave.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Rruga e Arbrit kalohet pa probleme gjatë ditës, por duhet të tregohet kujdes orët e natës për shkak të ngricave, këshillohet përdorimi i mjeteve antirrëshqitëse.

Aksi Ura e Çerenecit – Librazhd kalimi bëhet me zinxhirë me detyrim, për shkak se ka borë në trupin e rrugës dhe në Klenjë trashësia shkon më 80 cm.

Aksi Qafa e Buallit – Krastë kalimi pa probleme deri në qendër të njësisë, por fshatrat janë të bllokuar.
Aksi Peshkopi – Kala e Dodës – Kukës kalimi bëhet pa zinxhirë gjatë ditës, por natën dhe orët e para të mëngjesit këshillohet përdorimi i mjeteve antirrëshqitëse për shkak të ngricave.

Aksi Peshkopi – Draj Reç – Kukës, kalimi vetëm me zinxhirë.
Policia rrugore porosit drejtuesit e mjeteve, kryesisht ato që vijnë nga Tirana ose rrethe të tjera që të përdorin gomat e dimrit dhe mjete antirrëshqitëse(zinxhirë)

Related Articles

Back to top button