AKTUALITET

Moti i keq/ Policia e Shtetit kalon në gatishmëri në të gjithë vendin, FNSH dhe Delta Forcë në Fier e Vlorë, prezencë e shtuar në akset rrugore

Policia e Shtetit, që prej ditës së djeshme, ka kaluar në gatishmëri, për t’u ardhur në ndihmë banorëve, në rast përmbytjesh që mund të shkaktohen si pasojë e motit të keq.

Nisur nga situata e krijuar si pasojë e motit të keq me reshje shiu e dëbore në vendin tonë, ku në disa zona ka dalje të lumenjve nga shtrati dhe në zonat malore është krijuar vështirësi në qarkullim për shkak të dëborës, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano, që prej ditës së djeshme, ka urdhëruar kalim në gatishmëri të strukturave policore në të gjithë vendin, për situatën e përmbytjeve.

Reklama në FieriWeb - Bar "C'est la vie"

Në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit është ngritur grupi i drejtimit, për të menaxhuar informacionet dhe për të koordinuar veprimet me shërbimet në terren. Grupi i drejtimit kryesohet nga Drejtori i Departamentit për Sigurinë Publike në Policinë e Shtetit.

Në të gjitha qarqet, shërbimet e Policisë janë të angazhuara në ndihmë të banorëve, në zonat ku është kërkuar ndihmë dhe në mbështetje të Emergjencave Civile, për të bërë të mundur pastrimin e rrugëve nga dëbora apo nga rënia e gurëve dhe shkarja e dheut.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Në Fier dhe Vlorë janë dërguar grupe të FNSH-së dhe të Delta Forcë, bashkë me pajisjet e kërkim-shpëtimit.

Ndihmës specialistët e zonave janë në kontakt të pandërprerë me administratorët e njësive administrative dhe me kryetarët e fshatrave, për reagimin në kohë, në rast nevoje për ndihmë.

Reklama në FieriWeb - "BUZI STORE"
Reklama në FieriWeb - Sisteme Ngrohje "BLLOSHMI"

Në të gjitha akset rrugore, Policia Rrugore ka shtuar prezencën, për të orientuar dhe ndihmuar drejtuesit e mjeteve që kanë vështirësi në qarkullim për shkak të prezencës së ujit në rrugë apo të dëborës në zonat e thella.

Patrullat e Përgjithshme në të gjithë territorin janë në patrullim të pandërprerë dhe në gatishmëri për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve, në rast nevoje.

Reklama në FieriWeb - "Veronesi" Caffe

Në të gjitha Sallat Operative të Policisë është përforcuar shërbimi, duke iu përgjigjur në kohë reale çdo telefonate që vjen nga banorët në zona të ndryshme.

Policia e Shtetit siguron qytetarët se është në gatishmëri të plotë, duke bashkëpunuar e koordinuar veprimet me Emergjencat Civile dhe për çdo nevojë dhe ndihmë nga forcat e Policisë, të telefonojnë në nurmin 112 ose të dërgojnë njoftim në Komisariatin Dixhital.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button