AKTUALITET

Ndahet nga jeta në moshën 80-vjeçare “Mjeshtri i Madh”, profesori i njohur Aleks Luarasi.


Është ndarë nga jeta në moshën 80-vjeçare profesori dhe studiuesi I shquar Aleks Luarasi, Profesor i Historisë së Shtetit dhe të së Drejtës.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Ai është autor i monografive “Shteti dhe e drejta shqiptare në epokën e Skënderbeut” (1998); “Studime për të drejtën zakonore shqiptare – Marrëdhëniet familjare” (2001); autor i teksteve universitare “Akte juridike për historinë e shtetit dhe të së drejtës në Shqipëri (2014), “Historia e shtetit dhe e së drejtës në Shqipëri” (2018), si dhe i një vargu artikujsh dhe referatesh.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Po ashtu ka shërbyer si Sekretar i Përgjithshëm i K.M dhe anëtar i Komisionit të Venecias pranë Këshillit të Europës (1992 – 1998). Ai është themelues i Shtëpisë Botuese “Luarasi University Press” (1998) dhe i Universistetit “Luarasi” (2003).

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Në vitin 2018 u dekorua me titullin “Mjeshtër i Madh” nga Presidenti i Republikës, me motivacionin “Pionier i Arsimit”, për kontributin e tij në formimin dhe konsolidimin e sistemit modern universitar në vendin tonë.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Related Articles

Back to top button