LIFESTYLE & SHOWBIZ

Ndarja nga jeta e Hueyda El Saied, personazhet publike zemërthyer për humbjen e parakohshme të artistes: O çfarë dhimbje!


Sot është ndarë nga jeta në moshën 46-vjeçarja artistja shumë e dashur për publikun, Hueyda El Saied.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Ajo prej disa kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë, betejë të cilën nuk e ka fituar duke mbyllur sytë përgjithmonë sot në një spital Francez.

Reklama në FieriWeb - “BLETA PREMIUM”

Hueyda ka qenë një personazh shumë i dashur dhe karizmatik për të gjithë shqiptarët. Ajo ishte një artiste në shumë fusha. Ajo ishte një personazh që gjithmonë kishte në fytyrë një buzëqeshje që e karakterizonte.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Hueyda ka lindur në Tiranë, dhe është një përzierje e Sudanit dhe gjakun shqiptar. Në kohën e komunizmit, balerinën e kishin ndarë nga i ati në moshën 3-vjeçare për 16 vjet.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Në një intervistë ajo kishte treguar se në atë kohë zv/ministri i Punëve të Brendshme, Feçor Shehu, i vardisej të ëmës së Hueyda, deri sa e ka ndarë nga i shoqi.

Dhimbja për largimin e parakohshëm nga jeta të Hueydas, që është edhe nëna e një djali të vogël ka sjellë shumë dhimbje.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Të menjëhershme kanë qenë reagimet e personazheve të njohura, sapo janë njoftuar me lajmin e hidhur.

Të gjithë zemërthyer kanë shkruar disa rreshta për artisten që do të mbahet mend gjithmonë.

“Uh cfare dite e trishte!Sapo e lexova lajmin😭😭😭Ky është chat-i fundit.U prehsh ne paqe e mira Huejda dhe pse s dua t’a besoj!!💔💔”shkruan Ira Libovova.


“Hueyda e bukur! Ike nga kjo jetë me aq elegancë, dinjitet, mirësi dhe me buzëqeshje tënde plot shpirt që nuk e ndave asnjëherë! Një ditë do të bashkohemi përsëri në qiell për të qeshur e festuar, dhe për të kujtuar si kemi qenë, dhe sa bukur e me dashuri kemi kaluar!” Shkruan Arjan Konomi


“O çfare dhimbje, Hueyde! E pabesueshme! Trondites ky lajm i hidhur sot, te cilin ke ditur ta mbulosh aq mire, pas buzeqeshjes tende unike e shpirtit qe s’tu ngrys nje çast. Prehu ne paqe, artiste! 🙏😢”shkruan Rudina Magjistari.


“Lamtumirë shoqe e vogël💔” Shkruan Edi Rama ne nje postim

Related Articles

Back to top button