BOTAFUTBOLL

Ndërron jetë ish-futbollisti i Real Madridit, u aksidentua rëndë me makinë! (FOTO+EMRI) 


Futbolli kolumbian në zi, Freddy Rincon nuk ia doli. Ish-mesfushori ka ndërruar jetë gjatë natës, lajmi është dhënë nga mjekët e klinikës në Calì, që po e trajtonte pas aksidentit automobilistik, së bashku me familjen e tij.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Rincon, i cili dje kishte mbushur 56 vjeç, ishte në gjendje kritike prej disa ditësh, pas aksidentit të frikshëm me makinë. Pasi zbarkoi në Evropë më 1994, te Napoli i Boskov, ai kishte luajtur vetëm një sezon me blutë, përpara se të transferohej te Real Madridi.

Reklama në FieriWeb - “BLETA PREMIUM”

Pas eksperiencës në “Bernabeu”, ish-mesfushori u transferua në Brazil. Me Kolumbinë mori pjesë në tri Kupa Bote midis viteve 1990 dhe 1998.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Ish-lojtari 56-vjeçar, pasi mbërriti në klinikë u operua për 2 orë e 45 minuta prognoza e tioj shëndetësore u konsiderua konfidenciale. Sipas një zëdhënësi të spitalit, Rincon mbërriti në urgjencë me një dëmtim të rëndë traumatik të trurit.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Klinika ku ishte shtruar ish-lojtari bëri të ditur fillimisht me anë të një njoftimi për shtyp se Rincon ishte në një prognozë konfidenciale dhe se shpejti do të operohej:

“Pas vlerësimeve të kryera, ekipi i specialistëve në ngarkim të pacientit ka marrë vendimin për të kryer një operacion. Aktualisht prognoza e tij është konfidenciale”.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Related Articles

Back to top button