KRONIKË

Ndodh në Kuçovë, gruaja bën për spital burrin, Policia arreston 60-vjeçaren.


Një 60-vjeçare ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet për dhunë.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Policia njofton se është arrestuar shtetasja L.T., 60 vjeçe, banuese në Kuçovë, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortit të saj.

Reklama në FieriWeb - “BLETA PREMIUM”

“Kuçovë/Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Kuçovë u bë arrestimi në flagrancë i shtetases L.T., 60 vjeçe, banuese në Kuçovë, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortit të saj” njofton policia.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Gjithashtu në pranga ka rënë edhe një person, i cili akuzohet për “trafikim të lëndëve narkotike.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Njoftimi i policisë:

Vijon puna për kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Kapet 1 shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Në vijim të punës për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të shtetasve të shpallur në kërkim, nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat u bë kapja e shtetasit B.M., 49 vjeç, banues në Lapardha, Berat.

Kapja e tij u bë pasi Gjykata e Apelit Shkodër i ka dhënë masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Për veprime të mëtejshme shtetasi B.M., ju dorëzua DVP Shkodër.

——————

Kuçovë/Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Kuçovë u bë arrestimi në flagrancë i shtetases L.T., 60 vjeçe, banuese në Kuçovë, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortit të saj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme.

Related Articles

Back to top button