BOTACOVID-19

Ndriçon kur ke COVID: Krijohet maska që e zbulon sëmundjen në disa sekonda


Shkencëtarët në Japoni kanë krijuar një maskë të re për fytyrën e cila mund ta zbulojë Covidin në çast: kjo gjetje e rrallë i detyrohet një filtri të posacëm, i cili përmban qeliza struci.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Qelizat vetë janë gjetur me antitrupa që lidhen me virusin vdekjeprurës dhe ndihmojnë në identifikimin e shpejtë te tij.

Reklama në FieriWeb - “BLETA PREMIUM”

Maska u krijua nga një grup ekspertësh nën drejtimin e  kreut të Universitetit të Kiotos, Yasuhiro Tsukamoto.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Prania e Covidit në frymën që nxjerr personi i prekur nga sëmundja arrin të aktivizojë një dritë fluoreshente në maskë për të zbuluar gjurmë.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Studiuesit thonë se dhe drita LED e një smartphone mund të përdoret gjithashtu si një burim për të diktuar njollat e Covid 19 tek maska në fjalë, duke zgjeruar kështu numrin e njerëzve që mund ta përdorin këtë shpikje inovative.

Strucët janë në gjendje të prodhojnë antitrupa të ndryshëm që neutralizojnë entitetet e huaja në trup. Këto antitrupa nxirren nga vezët e strucit ose nga zogjtë të cilëve u është injektuar një formë joaktive dhe jo kërcënuese e koronavirusit.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Duke spërkatur antitrupat në një filtër nga një maskë e veshur, reagimi që ndodh, bën që të zbulohet nëse Covid-19 është i pranishëm.

Related Articles

Back to top button