POLITIKË

Në ’90-ën bënte krime hapur”, Petro Koçi: Sali Berisha është njeri i dhunës, mund të marrë me forcë selinë e PD-së


Deputeti socialist Petro Koçi deklaroi sot se ajo që po ndodh në PD “është një luftë e hapur për hipotekën e partisë.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

“Ajo që po ndodh në PD, është një kacafytje për pronën”,tha Petro Koçi.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Ai u shpreh në emisionin “Zona Zero” se ish-kryeministri Berisha është i prirur të bëjë çdo gjë për të arritur qëllimin e tij, duke e akuzuar këtë të fundit për krime, që sipas tij në vitet ’90 i bënte hapur, por tashmë shteti është në një stad tjetër dhe nuk e lejon më një gjë të tillë. 

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

“Berisha i bën të gjitha, por nuk bën dot atë që bënte në vitet 1990. Atëherë bënte edhe krime hapur, por tashmë nuk i bën dot. Sot Shqipëria është në një stad tjetër. Sali Berisha është një person i dhunës dhe për qëllimin justifikon çdo mjet. Tashmë nuk ka hapësirë veprimi. Mund të sulmojë edhe selinë e tij, ta marrë me force.Nuk mund të ndodhë më ajo që ndodhi pas vitit 1997”, u shpreh deputeti Koçi.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Related Articles

Back to top button