AKTUALITETKRONIKËSOCIALE

Në Fier fenomeni i divorceve, kryesisht për shkak të dhunës, Në gjykatë vetëm për 5 muaj u regjistruan 110 kërkesa për divorc, dhe 77 prej tyre u shoqëruan me urdhër mbrojtje për gratë


Çdo dy ditë në Fier ndodh më shumë se një familje përfundon në gjykatë për t’u ndarë. Vetëm në 5 muajt e parë të këtij viti u regjistruan mbi 110 kërkesa rastesh për shkurorëzim, ku 77 prej tyre janë shoqëruar dhe me urdhër mbrojtje nga gratë.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Për psikologon Esmeralda Dimo, arsyet kryesore ndikues në rritjen e fenomenit në shoqërinë tonë janë niveli arsimor, faktori social-ekonomik dhe dhuna në familje.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

‘Pjesa e pandemisë ka ndikuar bashkërënditur me të gjithë faktorët e tjerë, siç janë faktorët ekonomik, mënyra e të kuptuarit të familjeve të ndryshme në lidhje me marrëdhëniet bashkëshortore, mentaliteti dhe barazia gjinore. Normalisht, kjo bën shkak që të rritet ky numër i grave të dhunuara apo që kërkojnë urdhra mbrojtje’.- tha psikologia Domi.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Dimo thotë se incidenca me e lartë e rasteve të divorcit vërehet kryesisht tek çiftet e reja, ku nuk kanë munguar dhe rastet ekstreme të vrasjes së partnerit apo partneres.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

‘Është shumë e rëndësishme që të të përforcojmë dhe të bashkëpunojmë të gjitha strukturat për të arritur të kemi një parandalim e të mos të arrijmë në ekstremitete si ato raste që kemi dëgjuar së fundi. Në zonat rurale personat gratë ose edhe burrat martohen në një moshë të vogël të papërgatitur për jetën familjare, ç’ka ndikon në agravimin dhe nxitjen e dhunë fizike, emocionale apo psikologjike’.- tha Esmeralda Domi, psikologe.

Në 10 shtator në Zhupan të Fierit 31 vjecari Elton Metaj vrau me kallashnikov ish-bashkeshorten e tij 23 vjeçare Sabrina Bengaj. Në harkun kohor të pak ditëve tragjedia e Fierit, u pasua nga një tjetër ngjarje e rëndë në Divjakë, ku 58 vjeçari Hekuran Rrasa vrau me çifte gruan dhe më pas edhe veten.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Related Articles

Back to top button