RAJONI

Në prag të Vitit të Ri, Greqia me masa të reja kundër Omicron

Greqia njoftoi të hënën për masa të reja që kanë për qëllim frenimin e koronavirusit, përfshirë edhe përhapjen e variantit Omicron.Masat, që do të jenë në fuqi nga 3 deri më 16 janar, kryesisht kanë për cak objektet argëtuese të natës.

Më 27 dhjetor, Greqia regjistroi 9,284 raste të reja dhe 66 viktima, tha Ministria e Shëndetësisë.Autoritetet greke thanë se masat e reja përfshijnë mbajtjen e maskave nëpër dyqane ushqimore, në transportin publik dhe në sektorin e gastronomisë.

Reklama në FieriWeb - Bar "C'est la vie"

Baret dhe restorantet duhet të mbyllen në mesnatë. Po ashtu, vetëm gjashtë persona do të mund të ulen në një tavolinë të njëjtë në bare e restorante.

“Nëse këto masa nuk respektohen, ne do ta ndalojmë muzikën (në sektorin e gastronomisë)”, tha ministri i Shëndetësisë, Thanos Plevris gjatë një konference për media.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Po ashtu, Qeveria greke do të lejojë që ngjarjet sportive të mbahen nën rregulla të reja, duke lejuar vetëm deri në 1,000 persona të ndjekin nga afër ngjarjet e ndryshme sportive, shkruan REL. 

Ndërkaq, qytetarët që vizitojnë familjarët apo miqtë e tyre në shtëpitë e kujdesit do të lejohen ta bëjnë një gjë të tillë, për aq kohë sa paraqesin një test negativ PCR jo më të vjetër se 48 orë.

Reklama në FieriWeb - "BUZI STORE"
Reklama në FieriWeb - Sisteme Ngrohje "BLLOSHMI"

Autoritetet greke veçse kishin ashpërsuar masat javën e kaluar, duke e bërë të detyrueshme mbajtjen e maskave në ambiente të hapura dhe duke ndaluar organizimet për Krishtlindje dhe Vit të Ri.

“Po hyjmë në periudhën e përhapjes së variantit Omicron në Greqi”, tha ministri Plevris.

Reklama në FieriWeb - "Veronesi" Caffe

Ndërkaq në zonën e kryeqytetit grek, Athinës, Qeveria planifikon që të kërkojë nga spitalet private që t’u ndihmojnë atyre publike, nëse ka mbingarkesë me pacientë me koronavirus.Në Greqi veçse ka disa kufizime edhe sa i përket personave të pavaksinuar, të cilët nuk mund të marrin pjesë në ngjarje që mbahen në ambiente të hapura dhe mbyllura.

Ekspertët shëndetësorë thonë se Omicroni është më i transmetueshëm sesa variantet paraprake të koronavirusit, por dy studime kanë gjetur se ky variant ka gjasa të shkaktojë sëmundje më të lehtë krahasuar me variantin Delta.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button