ARSIMI

Nesër rinis mësimi në shkolla, Evis Kushi del me porosi për të gjithë nxënësit


Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka reaguar në lidhje me rinisjen e mësimit gjatë ditës së nesërme, pas një periudhe pushimi.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Kushi shkruan se duhet që të gjithë nxënësit dhe mësuesit të kenë një kujdes të shtuar në lidhje me higjenën, ndërkohë që sipas saj mësimi fizik në shkolla kërkon që të gjithë të marrin përgjegjësi.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Postimi i Kushit:

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Të dashur nxënës, shpresoj të keni kaluar festa e pushime të gëzuara, e të keni mbledhur plot energji që nesër t’u riktheheni shkollave plot dëshirë e pasion për të mësuar më shumë.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Rikthimi në shkollë ju bën bashkë me shoqet, shokët, mësuesit, të kaloni çaste të bukura, por edhe të mbështesni më shumë njëri-tjetrin.

Ndërkohë dua t’ju kujtoj edhe një herë që të kemi kujdes të shtuar për higjienën dhe të gjitha masat kundër pandemisë. Shkollat e hapura dhe mësimi në prezencë fizike kërkon vëmendjen dhe përgjegjësinë e të gjithëve bashkë.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Ju uroj shumë suksese dhe vit të mbarë!

Related Articles

Back to top button