AKTUALITET

Nga 15 janari, leja e re e qarkullimit të mjetit, Blendi Gonxhja jep detaje në “Dita jonë”


Blendi Gonxhja, Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimeve të Transportit Rrugor, i ftuar në “Dita jonë” në A2 CNN dha detaje për lejen e re të qarkullimit të mjetit, e cila do të lëshohet që prej 15 janarit të vitit 2022.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

“Nga 15 janari, ne dalim me lejen e re të qarkullimit të mjeteve, e cila eliminon certifikatën e mjetit. Tashmë do të kemi vetëm lejen e re të mjetit, e cila do të jetë më e mirë në cilësi se dhjetëra shtete të Bashkimit Europian. Leja do të jetë më e vogël dhe e pashkatërrueshme, nuk prishet nga lagia, nga zhubravitja. Edhe nga pikëpamja e sigurisë është e pafalsifikuar. Kjo leje do të kushtojë edhe 40% më pak, nuk do të skadojë më, nuk do të ketë më vulat e kolaudimit që na mbushnin vendin dhe ne bënim një leje të re. Nuk do të kemi nevojë të kemi më as leje ndërkombëtare me vendet e BE-së. Dalim në një dokument më të sigurt dhe më të lirë”.

Reklama në FieriWeb - “BLETA PREMIUM”

Por kur do ta marrin drejtuesit e mjeteve këtë leje të re? “Nuk është me detyrim. Kjo do të thotë se kush ka një gjë për të bërë, i humbin letrat, ndërron targat, ndërron pronësinë apo ka një shërbim që kërkon ndërrimin e lejes, atëherë do të marrë lejen e re. Në rast se ai do me dëshirë të vijë të marrë lejen e re, atëherë bujrum, por nuk ka detyrim.  

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Related Articles

Back to top button