POLITIKË

Nga mesazhi për Yuri Kim te reformatimi i PD-së, të gjitha detajet nga Foltorja e Berishës në Kamëz


Ish-Kryeministri Sali Berisha ka mbajtur ditën e sotme Foltoren e radhës në qytetin e Kamzës, në fund të së cilës u bë me dije se takimi i radhës do të jetë me demokratët e Lushnjes.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Berisha e nisi takimin e sotëm duke sulmuar qeverinë për ligjin e adoptimit që tashmë lejon adoptimin e fëmijëve edhe për prindërit beqar. Sipas ish-Kryeministrit ky ligj i hap rrugë trafikimit të fëmijëve. Ai shtoi se PD-ja do te riformatohet duke u kthyer ne nje parti konservatore.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Nga Kamza, Sali Berisha ka sulmuar edhe Zoran Zaev, kryeministrin tashmë të dorëhequr të Maqedonisë së Veriut, të cilin e akuzoi si nismëtar të Ballkanit të Hapur dhe si mollë sherri midis Maqedonisë dhe Serbisë.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Sulmit të Berishës nuk i ka shpëtuar as Ministrja Belinda Balluku, për të cilën u shpreh se ka vjedhur më shumë se Beqir Balluku.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Në listën e të shigjetuarve të ish-kryedemokratit Berisha ishte dhe Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, të cilën e krahasoi me Kristofor Kolombin. Berisha tha kategorikisht se nuk mund të blihen demokratët me viza njësoj siç blinte Kolombi indianët me pasqyra.

“Nuk mundet kush kurrë kësaj partie ti diktojëe se kush do jetë kryetari i saj , përveç votës tuaj. Nuk mund të blejë dhe shesë me viza si Kolombi me pasqyra indianët demokratët e Shqipërisë. Ne do qëndrojmë si partnerë të denjë të SHBA-ve, BE-së. Ne jemi historia e Shqipërisë së lirë”, u shpreh Berisha.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Nga Kamza, Berisha zbuloi dhe planin për rrëzimin e Ramës, duke i mëshuar rëndësisë së protestave të vazhdueshme si faktor kyç për largimin e Kryeministrit.

Nuk kanë munguar as momentet gazmore në Foltoren e Kamzës. Një mbështetëse e Berishës i tha ish-kryeministrit se e sheh në ëndërr çdo natë dhe së është e gatshme të flejë në asfalt vetëm të rrëzohet Rama. 

Related Articles

Back to top button