POLITIKË

Nga Princ Leka, te Jorida Tabaku dhe ish-ministra e ish-ambasadorë, këta janë EMRAT e kandidatëve për presidentë të propozuar nga Grupi Parlamentar i PD-së


Ashtu siç u dakordësua ditën e djeshme në Konferencën e Kryetarëve, Grupi Parlamentar i PD ka propozuar tre emrat për Presidentë të Republikës së Shqipërisë. 

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Në mbledhjen e sotme, të thirrur nga Enkelejd Alibeaj u propozuan këta emra:

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Leonard Demi

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Arben Çejku

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

-Dritan Demiraj

Dashamir Shehi

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Jorida Tabaku

-Rexhep Uka

-Halim Kosova

-Princ Leka

-Visar Zhiti

-Lajla Pernaska

Ditën e djeshme, Fatmir Mediu dhe Agron Duka thanë se një nga emrat që duan për president është dhe politikani i njohur, Dashamir Shehi.

Deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferraj ka propozuar gjatë mbledhjes së sotme, emrin e Leonard Demit, si kandidat për President.

Kujtojmë se Demi ka qenë deputet i Partisë Demokratike nga viti 2005 deri në 2009.

Ai ka qenë gjithashtu ambasador i Shqipërisë në NATO gjatë kohës së qeverisjes së kryeministrit Edi Rama.

Mësohet se deputeti i Kukësit, Flamur Hoxha, ka propozuar Arben Çejkun si kandidat për  President të Republikës së Shqipërisë. Ky i fundit ka qenë ish-ambasador i Shqipërisë në Maqedoni.

Deputetja Dhurata Çupi ka propozuar emrin e Princ Lekës si kandidat për President.

Bledion Nallbati ka propozuar Dritan Demirajn si kandidat të mundshëm për të qenë në krye të shtetit. Ai ka qenë ish-ministër i Brendshëm dhe ish-komandant i Forcave Speciale të Shqipërisë. 

Ndërkohë, deputeti i Lushnjës, Saimir Korreshi ka dhënë si alternativë të kandidaturave për President emrin e Visar Zhitit.

Kreshnik Çollaku ka propozuar Dashamir Shehin dhe Jorida Tabakun, ndërsa Xhelal Mziu ka propzozuar për Presidentë të Shqipërisë Halim Kosovën, Rexhep Ukën dhe Tritan Shehun.  

Related Articles

Back to top button