AKTUALITET

Ngjarja e rëndë në Fier/ Psikologia shpjegon sjelljen e gruas që lante gjakun e nuses


Ngjarja e rëndë e ndodhur dy ditë më parë në Vidhisht të Roskovecit ku Xhevahir Hoxha vrau me thikë bashkëjetuesen e djalit, Merushe Hazizi ka tronditur mbarë opinionin publik në Shqipëri. Gjithashtu po aq tronditëse ishte edhe sjellja e bashkëshortes së autorit menjëherë pas ngjarjes, e cila dha një intervistë para mediave ndërkohë që lante gjakun, a thua se nuk kishte ndodhur asgjë.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Psikologia Denata Toçe ka folur sot pikërisht për këtë sjellje ku tha se vjehrra në këtë rast është bashkëpunëtore e bashkëshortit të saj. “Ajo nuk e ka për herë të parë dhunën në familje. Ajo ka qenë në kërcënime, ma merr mendja, edhe në kërcënim për jetën në mënyrë të vazhduar. Në fakt, po ta shikojmë historinë në makro, gruaja është personi i cili është në bashkëvrasje mendoj unë. Është një person në bashkëpunim me bashkëshortin. Mos harrojmë se në konfliktin mes dy palëve, janë palët vjehrrë dhe vjehrrë-nuse. Janë të dy që kanë qarë hallet dhe kanë diskutuar problematikën e nuses. Se nuk pashë që vjehrra të mund të ishte në opozitë me historinë. Ajo madje del në oponencë të nuses, thotë që nuk e duronim më. Pra një person që na e kishte sjellë në majë të hundës. Pra ajo në një farë mënyrë vihet në pozicionin e bashkëpunueses në këtë rast, pra presionit që ka ushtruar dhe ajo përveç pjesës tjetër të shoqërisë. Ajo konfirmoi, dhe mentaliteti aty legjitimon krimin. Ajo thotë aty atë që legjitimon sjelljen e saj”- deklaroi psikologia.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”
Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Related Articles

Back to top button