AKTUALITET

Nis puna për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, Rama: Për 3 dekada rri në sirtar, projekti do sjell zhvillim ekonomik dhe të ofertës turistike.


Kryeministri Edi Rama ndodhet në Llogara të Vlorës ku ka nisur puna në kantierin e ri për ndërtimin e Tunelit të Llogarasë.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Rama gjatë fjalës së tij tha se kjo është një vepër madhore, e cila ngre në një nivel tjetër rrjetin infrastrukturor të vendit, duke shkurtuar ndjeshëm kohën e udhëtimit në bregdetin jonian dhe rritur cilësisht sigurinë për të gjithë udhëtarët vendas e të hua.

Reklama në FieriWeb - “BLETA PREMIUM”

Rama tha se premtimet që japin num mbeten fjalë por që futen në realitet.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

“Kjo është një ditë e shënuar në ditën e punëve të mëdha publike, sepse sot nis të realizohet në terren një ëndërr që e ka shoqëruar përgjatë të gjitha dekadave këtë zonë. Projekti ka qenë në sirtarë për 3 dekada ka qenë një nga premtimet e të gjithë atyre që kanë kaluar në fushatë në këto anë dhe ndryshe nga të tjerët siç ka ndodhur edhe me vepra të tjera të mëdha, ne zotimin e kemi futur në rrugën e jetësimit.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Ky tunel nuk na sjell vetëm më afër me jugun, por lidh të gjithë pjesën e padukshme të Labërisë, duke ofruar një infrastrukturë të re që krijon mundësi të reja për turizmin, zhvillimin e zonave rurale dhe për ekonominë. Ky tunel është pjesë e gjithë kësaj harte investimesh, të cilat po realizohen njëra pas tjetër duke krijuar hap as hapi një gjerdan në të tërë këtë kurorë të mrekullueshme të natyrës shqiptare. Tuneli do të bëjë të mundur një shkurtim të konsiderueshme të kohës dhe sigurisë dhe një lidhje organike me segmentin tjetër që është në ndërtim e sipër ai i Orikumit dhe më pas me bypass e Vlorës që është drejt përfundimit me detaje e fundit për të qenë i hapur krejtësisht në sezonin e ardhshëm turistik, më pas në bypass e Fierit nëse shohim drejt veriut.

Nëse shohim drejt jugut, segmenti që lidh Palasën me Dhërmiun duke lehtësuar ndjeshëm qarkullimin në një zonë që po njeh një zhvillim të konsiderueshme të ofertës turistike, duke shkuar edhe më poshtë me atë të Kardhiq-Delvinës, që shkurton kohën e lëvizjes përgjatë gjithë këtij pellgu duke afruar Sarandën me Vlorën dhe ofron turizëm në zonë që deri dje ishte e paaksesushme dhe e panjohur”, tha Rama ndër të tjera.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Related Articles

Back to top button