KRONIKË

Njëri vëlla humbi jetën, tjetri në gjendje të rëndë te spitali i Traumës. Të gjitha detajet nga sherri në Elbasan: Si u vra 28 vjeçari me probleme mendore për një femër


E zezë ka rezultuar kjo e premte për qytetin e Elbasanit, një kga qytetet më problematike në vendin tonë sa i takon kriminalitetit.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Një sherr i çastit, që sipas burimeve ka pikënisjen te një vajzë, ka shkaktuar pasoja të rënda për një familje nga Elbasani, e cila ka humbur njërin nga djemtë dhe tjetrin e ka në gjendje të rëndë.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Florenc dhe Mikele Kovaçi janë dy vëllezrit që mbrëmjen e sotme u përfshinë në një sherr në lagjen Qemal Stafa të Elbasanit.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Ngjarja merr përmasa më tragjike teksa mësohet se 28 vjeçari Florenc Kovaçi, i cili mbeti viktimë e këtij sherri, vuan nga probleme të shëndetit mendor. Ai ka marrë plagë të rënda me thikë në pjesën e gjoksit. Ai gjithashtu ka pasur goditje me mjete të forta në pjesën e kokës.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Vëllai i tij, që shihet në foton e mëposhtme, 19 vjeçari Mikele Kovaçi është plagosur rëndë dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë.

Ne lidhje me ngjarjen e rende ka reaguar dhe policia e shtetit: Elbasan /Informacion paraprak

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Më datë 05.11.2021, rreth orës 19:50, në lagjen “Qemal Stafa”, Elbasan, pas një konflikti për motive të dobëta mes dy vëllezërve dhe disa personave të tjerë, konflikti është përshkallzuar dhe për pasojë dy vëllezërit janë plagosur me mjet prerës thikë .

Si pasojë e plagëve të marra njëri prej vëllezërve shtetasi F.K., rreth 28 vjeç, banues në Elbasan ka ndërruar jetë ndërsa vëllai tjetër shtetasi M.K 19 vjeç, ndodhet në spital për ndihmë mjeksore.

Shërbimet e policësë po krehin zonën me qëllim kapjen e autorëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Related Articles

Back to top button