AKTUALITETBOTA

Nuhatën erën, policia zbulon një tjetër fermë kanabisi në Angli, arrestohet 25-vjeçari shqiptar (EMRI)

Një tjetër fermë kanabisi është zbuluar në Keighley të Anglisë, ku ka rënë në pranga një shqiptar.

Mediat e huaja bëjnë me dije se në pranga ka rënë shqiptari Angjelin Gjoka, i cili u kap brenda shtëpisë së kanabisit.

Reklama në FieriWeb - Bar "C'est la vie"

Policia e kishte zbuluar fermën e kanabisit nga era që vinte. Brenda fermës autoritetet gjetën 14 bimë kanabisi në kuzhinën e bodrumit dhe 24 të tjera në dhomën e gjumit.

Avokati i 25 vjeçarit, tha se Gjoka kishte ardhur në Angli në mënyrë ilegale për të shpëtuar nga varfëria dhe se ishte detyruar të bënte këtë punë pasi donte të paguante borxhet që kishte për të ardhur Angli.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button