AKTUALITETPOLITIKË

“Nuk do të humbas më energji duke u ankuar”, Rama flet për mediat franceze: Kot kemi ardhur në Samitin e Sllovenisë, nuk kemi asnjë pritshmëri


Pak para se të mbërrinte në Samitin e Sllovenisë, që po mbahet mes BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat franceze, ku ka thënë se Shqipëria nuk ka pritshmëri të larta.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Rama është shprehur se Europa nuk është në një moment shumë të mirë, dhe problemet e brendshme do të pengojë rrugën e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

“Ne kemi mësuar rrugën e vështirë për të mos pritur asgjë, sepse kemi parë që Evropa nuk është në një moment shumë të mirë, me shumë probleme të brendshme dhe zgjerimi nuk pritet me entuzizëm”, është shprehur Rama për samitin.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Teksa komentoi vizitën e Presidentes së KE në Tiranë dhe deklaratat e saj se do të punojnë për zhbllokimin e procesit këtë vit, kryeministri Rama u shpreh se “Ne kemi dëgjuar fjalë për shumë vite dhe asgjë nuk ka ndryshuar. Von der Leyen flet në emër të Komisionit, por Komisioni është një gjë, Këshilli është një tjetër, fjalët e bukura janë një gjë, faktet një tjetër… Në këtë proces ka pasur gjithmonë një, dy, tre shtete anëtare që janë kundër. Tani është Bullgaria, kështu që për ne është më mirë të mos presim, sepse kur prisni, duhet të ndjeni turpin e refuzimit”.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Më tej, kryeministri shqiptar këmbëngul se integrimi i Shqipërisë në BE është një “nevojë” dhe se nuk ka alternativë tjetër. “Evropa është zgjedhja jonë dhe feja jonë”, thekson ai, duke shtuar se “Jo sepse na kërkohet, por sepse është e ardhmja jonë. Atëherë, ajo që ndodh në Bruksel nuk varet nga ne as nuk më shqetëson mua […] Unë nuk jam pesimist, por nuk dua të humbas më shumë energji duke u ankuar”.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Related Articles

Back to top button