AKTUALITETBOTA

“Nuk flas anglisht, vetëm shqip”, shqiptari kapet në “shtëpinë e barit”: Kam ardhur 6 javë më parë nga Belgjika

Një shqiptar u kontrabandua në Britaninë e Madhe nga një grup i krimit të organizuar për të punuar në një nga plantacionet e tij të kanabisit në Uells, ka dëgjuar një gjykatë.

Aldjon Musollari u kap duke lënë banesën sipër një ish-zyre postare, e cila ishte shndërruar në një biznes të sofistikuar 100,000 £ të rritjes së drogës, shkruan Walesonline.

Reklama në FieriWeb - Bar "C'est la vie"

Muret e shtëpisë ishin të veshura me pllaka gipsi dhe të mbuluara me fletë plastike dhe kishte dhjetëra llamba për rritje, transformatorë të energjisë elektrike, thasë me plehra dhe një sistem ushqimi dhe ujitjeje hidroponik të lidhur në banjën e katit të sipërm. Ata që ngritën fermën kishin hapur gjithashtu një vrimë në tavan dhe kishin vendosur një shkallë që lejonte aksesin e lehtë nga dhomat e tjera të shtëpisë.

Në momentin që ai u ndalua nga policia mësohet se ka thënë: “Unë nuk flas anglisht. Shqip. Pa pasaportë. Ilegal në Britani.”

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Ai tregoi se në Britaninë e Madhe kishte mbërritur me kamion nga Belgjika rreth 6 javë më parë. Musollari ka treguar se kishte punuar në ndërtim në Liverpool përpara se të dilte me të afërmit në qytet dhe më pas të udhëtonte për në Cardiff ku kaloi një javë duke jetuar në rrugë përpara se t’i afroheshin dy burra të cilët e çuan në Ammanford dhe e mbajtën në banesën e drogës.

Muret e njësisë tregtare ishin të veshura me pllaka gipsi dhe të mbuluara me fletë plastike dhe kishte dhjetëra llamba për ngrohje, transformatorë të energjisë elektrike, thasë me plehra dhe një sistem ushqimi dhe ujitjeje hidroponik të lidhur në banjën e katit të sipërm. Në tavan ishte hapur një vrimë aty ku kishin vendosur shkallë që lejonte aksesin e lehtë nga dhomat e banimit në zonën e rritjes së kanabisit.

Reklama në FieriWeb - "BUZI STORE"
Reklama në FieriWeb - Sisteme Ngrohje "BLLOSHMI"

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button