POLITIKËSOCIALE

“Nuk jemi kriminelë! Duam zgjidhje që të mos ikim të punojmë tokën e botës!” Fermeri tregon çfarë i tha Ramës në takim


Pas një takimi që zgjati vetëm disa minuta brenda Kuvendit me kryeministrin Edi Rama, një nga përfaqësuesit e fermerëve  ngriti zërin edhe një herë se shteti duhet të mbështesë fermerët që punojnë tokat shqiptare.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Fermerët i kanë treguar problematikat kryeministrit në këtë takim joformal disaminutësh dhe pas disa debateve kanë rënë dakord që të organizohet dhe një takim tjetër për tu ulur për ti shprehur problematikat e tyre.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

“Duam një zgjidhje se jemi drejt falimentimit. Na tha po keni të drejtë kjo është situata, por në të ardhmen do ju dëgjoj.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Ne me shifra nuk marrim vesh por shohim realitetin. Jemi në falimentim. Kur e shesim domaten e specin me 20 lekë . 30 lekë të vjetra jemi të falimentuar. Kur punojmë tokën nuk e dimë çfarë ka toka, prandaj kërkojmë ndërhyrjen  shtetit. Kur blejmë pesticidet nuk e dimë si janë pesticidet. Prandaj kërkojmë ndërhyrjen e shtetit.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Dikush na akuzon si kriminelë. Ne jemi punëtorë. Ne prodhojmë për popullin. Të mos ikim të punojmë tokën e botës por tokat tona.

Kemi ngritur zërin të subvencionohemi dhe kjo të vijë direkt tek fermeri dhe jo indirekt. Duhet të ndihmohemi.  Nëse nuk bëhet ne jemi të falimentuar. Nuk duhet të na ofendojnë. Duhet të na përkrahin që po punojmë tokat tona e populli jonë të ushqehet me prodhimet e tokave shqiptare e jo të vendeve të tjera që vijnë nga eksporti. “

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Related Articles

Back to top button