AKTUALITETCOVID-19

“Nuk ka më buxhet”, Erion Dasho bën denoncimin e fortë: Mjekët janë urdhëruar që të mos bëjnë më analiza për pacientët për muajin mars (DOKUMENTI) 


Mjeku i njohur Erion Dasho ka bërë një denoncim të fortë në lidhje me sistemin shëndetësor në vend.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Ai thotë se mjekëve të familjes dhe të poliklinikave iu ka ardhur një njoftim që të mos bëjnë më analiza për pacientët për pjesën e mbetur të muajit mars për shkak se nuk ka më buxhet për ti përballuar ato.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Dasho me nota të forta thotë se kjo është shëndetësia jonë e falimentuar.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Postimi i plotë:

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

NJË MINISTRI DHE SHTET I KRIMINALIZUAR

Teksti i mëposhtëm është marrë nga një dokument zyrtar me firmë dhe vulë. I drejtohej dje mjekëve të familjes dhe poliklinikave të një rrethi ku u kërkohet të pezullojnë analizat për pacientët për pjesën e mbetur të muajit mars (pothuajse 2 javë).

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Jo vetëm kaq! Edhe mjekëve të urgjencës u kërkohet që të triazhojnë pacientët dhe të dërgojnë për analiza vetëm pacientët në gjendje të rëndë!

Për pacientët e shtruar në spital urdhëri kërkon që “të kufizohen ekzaminimet laboratorike të panevojshme”!

Ndërsa dy urdhëresat e para janë kriminale në natyrë pasi i privojnë pacientët nga një ndërhyrje që mund të bëjë diferencën midis jetës dhe vdekjes, urdhëresa e tretë tregon se sistemi shëndetësor ka falimentuar!

Vetëm klarinetistët dhe kimistët që drejtojnë prej 9 vjetësh sistemin shëndetësor mund t’u kërkojnë mjekëve të shmangin ekzaminimet e panevojshëm! Çfarë do të thotë “ekzaminim i panevojshëm”??!! A ka protokolle ky shtet dhe ky sistem shëndetësor apo punon qesim si në shekullin e 19-të??!!

Nëse mjekët dhënkan “ekzaminime të panevojshme”, a ka kontroll cilësie dhe sigurie të pacientit?! A ka kontroll për mënyrën se si shpenzohen burimet financiare të cilat edhe në sistemet më të pasura shëndetësore trajtohen me vëmendje maksimale?!

Kur mjekët dhe specialistët e menaxhimit shëndetësor flisnin për rrezikun që vinte nga PPP-ja e laboratorëve, askush nuk e mendoi se situata do të arrinte deri në këtë pikë! Ata mjekë që marrin urdhëra të tillë kanë vetëm dy zgjidhje:

  1. Ose të dorëzojnë vulën e mjekut dhe përparësen e bardhë!
  2. Ose të paraqiten pranë prokurorisë për të denoncuar drejtuesit xhahilë dhe halldupë!

Ndërkohë pacientët të cilëve së shpejti do t’u vijë një mesazh për t’i njoftuar se ekzaminimet e planifikuara për muajin mars do të shtyhen për në muajin prill, kanë vetëm një zgjidhje: PROTESTËN!!!

Ky është shteti yt i kalbur Borat! Kjo është shëndetësia jote e falimentuar!

Mjaft me bojatisje dhe mbjellje bari! Nëse nuk u garanton dot shqiptarëve një shëndetësi të shekullit të 21-të, të paktën mos i degdis në shekullin e 19-të…

Related Articles

Back to top button