AKTUALITET

‘Nuk kanë lekë, më mirë mos të na jepnin fare’, me ditë të tëra në pritje të shpërblimit, lodhen pensionistët e Fierit: Kemi punuar si qeni, një javë që rri këtu me patericë


I ndajnë vetëm tre ditë nga nata e ndërrimit të viteve, por pensionistët në Fier i kanë kaluar ditët e fundit në dyert e Postës Shqiptare, në pritje për të marrë shpërblimin e premtuar nga kryeministri Edi Rama.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Ata thonë se në sportele iu deklarojnë se nuk ka para, dhe kjo ka bërë që për ditë të tëra, ata të qëndrojnë me orë në radhë, duke sfiduar gjunjtë që nuk iu mbajnë nga vitet, e të ftohtin e dimirit.

Reklama në FieriWeb - “BLETA PREMIUM”

Të pyetur nga gazetarja e Fax News Fatmira Bajramaj, nuk e fshehin irritimin me këtë gjendje, ndërsa shtojnë se me ato para kishin menduar që të bënin dhe blerjet për darkën e ndërrimit të viteve.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

“Sa ditë thuaj, jo sa kohë, kjo është dita e katërt që vij këtu, jo hajde sot jo hajde nesër. Na thonë që do të vinë”, shprehet një prej të moshuarve në radhë.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Ndërkohë një zonjë në moshë tregon se qëndron në patericë, dhe askush nuk do tia dijë për gjendjen e tyre.

“Një javë kam që rri këtu me patericë, erdhi dhe viti i ri dhe nuk kemi marrë asgjë, nuk do tia di njeri për ne”.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Ka të tjerë që shkojnë çdo ditë në ambientet e postës dhe marrin të njëjtën përgjigje.

“Vij çdo ditë këtu, dhe na thonë sa herë që vijnë se nuk ka”.

Një e moshuar, e cila vjen nga fshatrat e Fierit, duke shpenzuar edhe para për transportin, çdo ditë, ka një rekomandim për qeverinë, nëse nuk kanë para, më mirë të mos premtonin shpërblim.

“Kam një javë që pres, e hënë në të hënë, 9 ditë sot, një javë rresht në pritje këtu. Po të mos kishin lekë mos të na jepnin fare, se po vimë dhe po torturohemi këtu, nuk ka lekë na thonë. Unë marr pension koperative, kam punuar si qeni, dhe marr 80 mijë lekë. Ne po torturohemi, kemi një javë këtu që presim për ti marrë”, tregon zonja.

Radhët lidhen dhe me ditën e hënë që ka qenë një ditë pushimi për punonjësit e administratës dhe shumë prej shërbimeve nuk janë kryer.

Related Articles

Back to top button