LIFESTYLE & SHOWBIZ

“Nuk kisha asgjë për t’i ofruar”, Ermali tregon fillimet me Amin: I propozonin njerëz të pasur…


Ata të dy janë prej vitesh në skenë dhe janë kthyer në një nga çiftet më të përfolur dhe të pëlqyer, sidomos për dashurinë që ia tregojnë njëri-tjetrit shpesh.  Mirëpo fillimet e tyre duket se nuk kanë qenë shumë të lehta, të paktën jo për Ermalin.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Aktori ka treguar në një intervistë të dhënë së fundmi se kur e ka propozuar Amin nuk ka patur asgjë për t’i ofruar, ndërkohë që ajo kishte kërkesa edhe nga njerëz të pasur. Ai ka thënë se s’kishte as makinë dhe as një shtëpi mirëpo i kanë ndërtuar gjërat dalëngadalë të dy.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

 “Ka qenë një dashuri me shikim të parë. I kam thënë nuk kam asgjë për të ofruar përveç vetes time por jam shumë i sigurt dhe të premtoj që do të vijë një ditë që do t’i plotësojë të gjitha dëshirat e tua dhe të bëj të jetosh si princeshë”, tha ai.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Më tej, Ermali vazhdoi duke ndarë edhe më shumë detaje.

“Në kohën kur jam lidhur me Amin kam qenë një nga aktorët e Portokallisë dhe le ta themi kështu në kuptimin material të fjalës nuk kisha asgjë, nuk kisha as shtëpi as makinë. Ami ishte prezantuesja e Portokallisë, kur unë vendosa që kjo do të jetë gruaja e jetës time kam shkuar i kam bërë një premtim që e kam shumë të qartë që ti je femra me e bukur shqiptare, e di që ke shumë propozime nga njerëz të pasur. Ne e ndërtuam vetë të dy jetën tonë, familjen tonë. Kemi një jetë shumë të lumtur dhe komode, kemi bizneset tona. Jam shumë i lumtur që këtë e bëmë nga zero dhe e bëmë të dy”, shtoi Mamaqi.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Related Articles

Back to top button