BOTAKURIOZITETE

Nuk kishin bërë dasëm kur ishin të rinj: e bëjnë tani që janë 97 dhe 98 vjeç


Një ëndërr e bërë realitet. Ata nuk kishin qenë në gjendje të festonin dasmën e tyre sepse ajo u zhvillua në mes të Lu ftës së Dytë Botërore, në 1944. Pas gati 80 vjetësh ia dolën që ta bëjnë.
Frankie dhe Royce King festuan dasmën e tyre falë stafit të shtëpisë së pleqve ku të dy janë rezidentë. Një festë surprizë që nuk i la asgjë rastësisë me një banket të vërtetë martese. Të gjitha brenda Hospice St. Croix në Iowa, SHBA.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Në përvjetorin e 77-të, çifti e pa veten të katapultuar në një ceremoni të vërtetë martesore me gjithçka që nuk kishin patur mundësi gjatë luftës.
Ata u martuan kur Royce kishte një ditë pushimi, gjatë Luf tës së Dytë Botërore. Nuk kishte të ftuar, vetëm ata të dy. Donin të martoheshin me çdo kusht pavarësisht rrezi’qeve të luftës.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Rastësisht një nga punonjësit e azilit u kishte kërkuar një fotografi të dasmës së tyre sepse donte t’i shihte ashtu siç ishin 77 vjet më parë.
Çifti tha se nuk kishte fotografi sepse kur shkuan të martoheshin kishin qenë vetëm. Kështu lindi ideja tek stafi i cili realizoi ëndrrën e gjithë jetës së tyre.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Related Articles

Back to top button