FUTBOLLKOMBËTARJA

Nuk lejohen flamuj të tjerë veç atij zyrtar/ Çfarë duhet të dinë tifozët e pranishëm në stadium për ndeshjen Shqipëri-Poloni


Mbrëmjen e sotme në orën 20:45 pritet të nisë ndeshja historike për Shqipërinë kundër kombëtares së Polonisë. Në këtë ndeshje janë vënë të gjitha shpresat për kualifikim të mëtejshëm të kombëtares kuqezi në botërorin e “Katar 2022”.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Në prag të ndeshjes, Federata Shqiptare e Futbollit ka nxjerrë një njoftim lidhur me rregullat që duhen zbatuar nga të gjithë personat që do të jenë të pranishëm në stadium. Ndër to bie në sy fakti që nuk do të lejohen flamuj të tjerë veç flamurit shqiptar zyrtar, duke përjashtuar kështu cdo lloj mundësie për flamuj të tjerë që shprehin dëshirën e shqiptarëve për një bashkim etnik me Kosovën.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Rregullat do jenë si më poshtë:

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

– Hyrja e tifozëve do të fillojë në ora 18:00.
– Të gjithë personat që janë të pajisur me biletë, duhet të kenë me vete dokumentin e identifikimit si dhe nuk do të lejohen fëmijët nën moshën 16 vjeç, të cilët janë të pashoqëruar nga prindërit.
– Nuk do të lejohen disa sende si, sende të forta, bidonë uji, çadra, çelësa metalik apo lëndë piroteknike etj
– Lejohet vetëm flamuri zyrtar shqiptar.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Njoftimi i Plotë nga FSHF:

Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të njoftojë të gjithë tifozët shqiptarë që do të jenë të pranishëm mbrëmjen e sotme në stadiumin kombëtar “Air Albania” për të ndjekur ndeshjen “Shqipëri – Poloni”, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror “Katar 2022” mbi orarin e hyrjes së tyre në stadium dhe mbi një pjesë të materialeve që nuk do të lejohen të mbahen me vete në stadium.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

– Hyrja e tifozëve do të fillojë në ora 18:00.
– Të gjithë personat që janë të pajisur me biletë, duhet të kenë me vete dokumentin e identifikimit si dhe nuk do të lejohen fëmijët nën moshën 16 vjeç, të cilët janë të pashoqëruar nga prindërit.
– Nuk do të lejohen disa sende si, sende të forta, bidonë uji, çadra, çelësa metalik apo lëndë piroteknike etj
– Lejohet vetëm flamuri zyrtar shqiptar.

Duke ju falenderuar për mbështetjen e pakufishme që i jepni gjithmonë ekipit Kombëtar shqiptar, shpresojmë në mirëkuptimin tuaj dhe në mbështetjen tuaj të përhershme.

Related Articles

Back to top button