POLITIKË

“Nuk mbahen demokratët në kasafortë”, Gazment Bardhi i mbyll derën Berishës: Nuk ka Kuvend Kombëtar. Mos u tall me demokratët!


Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi në deklaratën e sotme për media tha se firmat duhet të dorëzohen në Kryesinë e PD dhe nuk funksionon që demokratët të mbyllen në kasafortë.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Bardhi u shpreh se Berisha po luan një bllof të madh dhe se po tallet me sakrificën e demokratëve me mbajtjen sekret të të dhënave të anëtarëve të Kuvendit.

Reklama në FieriWeb - “BLETA PREMIUM”

Ai deklaroi ndër të tjera se beteja është me regjimin e Edi Ramës dhe jo për pushtet personal duke theksuar se ish-kryeministri Berisha ka shkelur nenin 47 të statutit lidhur me transparencën e firmave.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

“Duhet vendim i kryesisë, nuk e cakton Berisha dhe as Basha por sekretari i kryesisë“-u shpreh Bardhi.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Bardhi:

Pas 30 vitesh Sali Berisha i di rregullat si funskionon PD. Si mblidhen organet e PD. Ajo qe tha sot nuk ka lidhje me statutin dhe funksionimin demokratik te PD. U provua qartesisht qe gjate gjithe kesaj periudhe Sali Berisha ka luajtur nje bllof te madh me demokratet.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Nuk ka arritur te mbledhe dot 1/4 e firmave per te nisur proceduren e mbledhjes se Kuvendit Kombetar. Ajo qe pame sot eshte nje tallje e madhe me sakrificen e demokrateve. Eshte fyerje e rende per cdo demokrat qe pretendohet se mbahen sekret te dhenat e anetareve te kuvendit jane sekret nga institucionet legjitime te PD.

Demokratët janë të qartë që e gjithe tollovia e dy muajve fatkeqsisht rezultoi bllof, i ka c’fokusuar nga beteja me regjimin e Edi Ramës dhe secili prej nesh duhet të jetë i përqendruar në këtë betejë dhe jo në atë për pushtet personal. Berisha ka shkelur nenin 47 të statutit që përcakton që është sekretari I përgjithshëm I partisë që Firmat duhet të jenë transparente.

Duhet vendim i kryesisë, nuk e cakton Berisha dhe as Basha por sekretari i kryesisë.

Sa herë të ketë një cështje për diskutim duhet të mblidhet kryesia, është një institucion.

Procedurë e shpikur jashtë cdo rregullit të institucionit të PD.

Basha ka thënë që Kuvendi Kombëtar dhe inst e PD nuk vendosin dot në diskutim vendimet e qeverisë së SHBA. Ku janë shkresat, i keni ju?

Secili anëtar I Kuvendit konsulton këto, nuk mbyllen demokratët në katastrofë. Nuk është koah për tu tallur me demokratët, kanë halle të shumta, detyra jonë është të jemi përballë regjimit të Edi Ramës, këto tollovi ndihmojnë vetëm Ramën jo demokratët.

Organizimi i PD përfshin funksionimin e secilit organ të PD-së, mandate i cili jepet një muaj para pë sëcilin anëtar atëhere paraqitesh në mbledhje. Asnjë komision tjetër nuk e di kush janë anëtarët e Kuvendit kombëtar.

Nuk është kryetari I vetmi institucion dhe secili ka kompetencat e veta. Kur nuk e vendos unë, nuk e vendos dot askush tjetër thirrjen e Kuvendit Kombëtar. Berisha nuk ka mbledhur ¼ e firmave që të na jepte ne mundësinë të thirrnim mbledhjen. Cilido është i lirë të bëjë foltore por jot ë tallet me demokratët dhe kur vjen dita për ti dorëzuar, I mbajnë sekret.

Related Articles

Back to top button