POLITIKË

“Open Ballkan” mbahet sot në Beograd, Rama merr pjesë online: Nuk mund të bindim të tjerët t’i bashkohen nismës, s’mund të presim!


Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë online në konferencën e radhës të “Open Balkan”, e cila po zhvillohet në Beograd. Në fjalën e tij, shefi i qeverisë tha se kjo nismë nuk është perfekte, por inkurajon vendet e tjera që të marrin pjesë. 

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Megjithëse “Open Ballkan” është i hapur, kryeministri theksoi se nuk mund të bindin dot të tjerët që t’i bashkohen kësaj nisme.  

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

“Duhet të ecim përpara, nuk mund të presim. Nuk them që nisma është përfekte, por inkurajojmë që vendet e tjera të marrin pjesë. Nuk varet nga  ne që të bindim dikë që nisma është e hapur. Ne po zbatojmë procesin e Berlinit, gjithkush merr vendimet e veta. Vendet e tjera do të kenë nevojë për kohë”, u shpreh Rama.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Kujtojmë se në takimin e fundit mes kryeministrit Edi Rama, Aleksandër Vuçiç dhe zv.kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Nikola Dimitrov u tha se në fund të Dhjetorit do të zhvillohet një takim edhe në Tiranë.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Related Articles

Back to top button