KRONIKËVIDEO

Operacion antidroge në Fier/ 4 të arrestuar, sekuestrohen 4 kg drogë


4 persona janë arrestuar nga Policia e Fierit, të dyshuar për trafikun e lëndëve narkotike. Gjatë operacionit “Seman” u arrestuan në flagrancë shtetasit Gersi Zika, Arsen Meta (Bajramaj) , Jozo Kozmaj dhe Anxhelo Doçia. 

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 4 kg lëndë narkotike cannabis sativa, 2 automjetet dhe 5 aparate celularë.
Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Fier/Informacion paraprak

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Finalizohet një tjetër operacion për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Operacioni policor i koduar “Seman”, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Njësia Operacionale e DVP Fier.

Sekuestrohen 4 kg lëndë narkotike cannabis sativa, vihen në pranga 4 shtetas.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Njësia Operacionale e DVP Fier, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë policore, bënë të mundur finalizimin me sukses të operacionit policor të koduar “Seman”.

Gjatë operacionit, në Bypass-in e Fierit, u kapën në kushtet e flagrancës, me automjetet tip “Audi” dhe “Citroen”, 4 shtetas të cilët posedonin lëndë narkotike cannabis sativa që e kishin bërë gati për shitje.

Në vijim të veprimeve u arrestuan në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim, shtetasit:
G. Z., 34 vjeç, banues në Tiranë;
A. M. (B)., 29 vjeç, banues në Ballsh;
J. K., 25 vjeç, banues në Topojë, Fier;
A. D., 23 vjeç, banues në Topojë, Fier.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 4 kg lëndë narkotike cannabis sativa, 2 automjetet dhe 5 aparate celularë.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.

Related Articles

Back to top button