MJEKSIA

“Ora policore nuk ndryshon, përjashtim bën nata e ndërrimit të viteve”, Rakacolli: Me 4 janar do të…


Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli njoftoi se ora policore nuk do të ndryshojë, me përjashtim të natës së ndërrimit të viteve dhe se me 4 janar të gjithë punonjësit në administratë, qendra tregtare apo biznese të tjera do të paraqesin test apo certefikatë shërimi.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Sa i takon dhe Rindërtimit të Infektivit, Rakacolli tha se janë bërë gati skenarët, urgjencat kirurgjikale do të ofrohen në dy spitale të tjera dhe se janë marrë masat për shërbim sa më efikas.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Rakacolli: Vaksinimi është cështje publike. Të jemi të përgjegjshëm tashmë në festat e fundvitit dhe të respektohen standardet, të evidentohen grumbullimet, ora policore do të jetë e njëjtë me përjashtim të natës së ndërrimit të viteve, ora 23:00 është momentalisht.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Në datën 4 janar të gjithë punonjësit e administratës dhe qendrave tregtare do të paraqesin certefikatat e vaksinimit ose atë të shërimit.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Në kuadrin e përmirësimit të strukturave tona shëndetësore dhe rritjen e standardeve, në program të qeverisë është edhe rikonstruksioni i Spitalit Infektiv, që është një godinë gati gjysmëshekullore.

Është menduar mirë dhe është organizuar mirë, që njerëzve që kanë nevojë, sidomos ata që vuajnë me Covid dhe trajtohen në Spitalin Infektiv, do jenë për momentin në Spitalin Covid 3. I kemi bërë skenarët gati, që nëse do kemi shtrime më shumë, do të ketë struktura të tjera për këta pacientë. Urgjencat kirurgjikale nuk do të ofrohen në ambientet e QSUT, për një periudhë, por do të ofrohen në dy spitale të tjera universitare, Trauma dhe Shefqet Ndroqi. 

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Nga e diela deri të enjten, do të jenë te Trauma, ndërsa të premte e të shtunë do jenë te Shefqet Ndroqi. Janë marrë të gjitha masat që mos të ketë asnjë lloj ulje të nivelit të shërbimit”

Related Articles

Back to top button