AKTUALITET

Parakalimi i gabuar i ambulancës shkaktoi aksidentin, çfarë thotë Kodi Rrugor


Nga Ermal Vija:

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Aksidenti i rëndë  ku humbi jetën një 42-vjeçare që po trasportohej me autoambulancë,  dyshohet se ka ndodhur për shkak të parakalimit të gabuar që ka kryer shoferi i mjetit të urgjencës.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Nga veprimet paraprake ka rezultuar se mjeti autoambulancë që drejtohej nga Ilir Shullazi  lëvizte me shpejtësi rreth 80 kilometra në orë dhe shkak për përplasjen është  bërë një parakalim i gabuar.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Nga veprimet paraprake ka rezultuar se mjeti autoambulancë që drejtohej nga Ilir Shullazi  lëvizte me shpejtësi rreth 80 kilometra në orë dhe shkak për përplasjen është  bërë një parakalim i gabuar.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

56-vjeçari Shullazi është ndaluar nga policia, ndërsa drejtuesi i mjetit tjetër është ndëshkuar vetëm me gjobë për shkak se rezultoi se kishte konsumuar alkol. Referuar Kodit Rrugor, mjetet  e emergjencës përfshi edhe autoambulancat  në momentin që qarkullojnë  nuk penalizohen  për shkelje të rregullave, por neni 145 i Kodit Rrugor thotë se duhet të kenë kujdes të mos shkaktojnë aksidente.

Neni 145: “Drejtuesit e mjeteve të përmendura në pikën 1, gjatë përmbushjes së shërbimeve urgjente të institucionit, kur përdorin së bashku sistemin zanor shtesë të alarmit dhe atë të sinjalizimit pamor me dritë vezulluese blu, nuk janë të detyruar të zbatojnë detyrimet, ndalimet dhe kufizimet në lidhje me qarkullimin, sinjalizimin rrugor dhe normat e sjelljes në përgjithësi, me përjashtim të sinjalizimeve të policit të trafikut, por gjithmonë duke mos sjellë rrezik për vete dhe për të tjerët.”

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Nuk dihet ende nëse mjeti që drejtohej nga Shullazi në momentin e përplasjes kishte të ndezuara sirenat, si dhe sinjalin zanor. Pritet që ekspertët rrugorë të përcaktojnë edhe shpejtësinë  e saktë me të cilën lëvizte autoambulanca dhe nëse mjeti plotësonte të gjitha kushtet teknike siçështë sistemi I frenimit, por edhe gjendja e gomave. /abcnews.al

Related Articles

Back to top button