POLITIKË

PARALAJMËRON Belind Këlliçi: Rama nuk na ndalon dot me autoblinda të futemi në seli!


Kryetari i Komisionit të Përkohshëm që drejtoi punën e Kuvendit, Belind Këlliçi, një një deklaratë për mediat ka thënë se rezultati i votimit nuk lë vend për diskutim dhe ky komision do të mblidhet në ambientet e PD për të vendosur agjendën politike.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Në lidhje me blindimin e selisë blu nga policia, Këlliçi tha se kryeministri Edi Rama nuk i ndalon dot të shkojnë pranë ambienteve të selisë.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

“Mua Belind Këlliccin do më ndalojë Rama të futem në PD? Kjo është absudrse, ai maksimumi mund të pengojë të hyjë në PS. Nuk ka nevojë për autoblinda,  mjaftojnë dy rojet e nderuara që të mbrojnë selinë tone”, tha Këllicci.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Pjëse nga fjala e Belind Këlliçit:

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Në zbatim të vendimmarrjes së sotme, do duhet të bëhet një mbledhje e parë e komisionit të përkohëshëm të rithemelimit të PD, me 29 anëtarët e rinj të këtij komisioni. Dhe në këtë mbledhje do të vendosim edhe hapat e mëtejshëm. Sot Kuvendi Kombatar u mbyll me votimin dhe publikimin e rezultatit për shkarkimin e kryetarit të PD. Dhe rezultati nuk lë vend për diskutim. Më vjen mirë që media ka pasur të gjithë mundësinë të intervistojnë delegatët dhe të shohin se si kanë votuar me zë dhe me figurë. Çdo gjë ka qënë transparente. Gjithashtu sot u vendos që të ketë një ratifikim të shkarkimit të zotit Basha me një anëtar një votë në 18 dhjetor në të gjitha degët e PD në Shqipëri. Hapat e mëtejshëm do i marim pas takimit të komisionit.

Sot më vjen keq që kam parë video dhe foto që selia e PD ka qënë e rrethuar me policë së shtetit me urdhër të Ramës. Kjo është qesharake dhe e patolerueshme. Ne do të mblidhemi në ambientet e partisë tonë.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Mua Belind Këlliccin do më ndalojë Rama të futem në PD? Kjo është absudrse, ai maksimumi mund të pengojë të hyjë në PS. Nuk ka nevojë për autoblinda,  mjaftojnë dy rojet e nderuara që të mbrojnë selinë tone

Lulzim Basha më ka shkarkuar para nja një muaj. Sot le të bëjë ç’të dojë pasi sot ka folur sovrani, Kuvendi Kombëtar i PD është organi më i lartë vendimarrës në PD. Nëse marrëzia arrin deri në këtë pikë ky është problem i lidershpit jo i imi.

E gjthë procedura ka qënë transparente dhe standarde. Nuk e di si mund të vihet në diskutim vendimmarrja e kësaj trupe. Trupa më e lartë dhe forumi më i lartë vendimarrës i PD.

Related Articles

Back to top button