LIFESTYLE & SHOWBIZ

Pas kërkesës së vajzave, aktori fierak hyn në shtëpinë e “Big Brother VIP”! Ja kush është ai


Pas kërkesës së vajzave, në shtëpinë e “Big Brother VIP” hyri mbrëmë një djalë. Pas daljes së Sheilës dhe Palomës, vëllai i madh vendosi që t’u dërgojë konkurrentëve një aktor të njohur të teatrit shqiptar.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Behet fjale per Igli Zarken, lindur në Fier në vitin 1991, karrierën si aktor e fillon në Tiranë. Ka ndjekur studimet e larta universitare dhe masterin për “Aktrim” në Akademinë e Arteve në Tiranë, aktualisht është edhe pedagog në një universitet privat të Tiranës. Ai ka luajtur edhe disa role në kinema. Së fundmi, ai është shfaqur në serialin “Nina” që transmetohet në RTSH, si edhe në filmin “Albanian Virgin”, premiera e së cilit u mbajt vetëm pak javë më parë.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Zarka ka qenë edhe protagonist i dramës psikologjike “Equus” që është vënë në skenën e Teatrit Kombëtar disa vite më parë, duke u bërë kështu i pari aktor që është shfaqur nudo në një shfaqje teatrale në vendin tonë.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Igli njihej nga jashtë me dy nga banoret e shtëpisë, me Semin dhe me Monikën, ndërsa me të tjerët do të njihet gjatë ditëve në vijim.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Related Articles

Back to top button