POLITIKË

“Pas Lefter Kokës do të arrestohen dhe …” , Artan Hoxha për aksionin e SPAK: Fola me Nar Kokën, më tha që e dinin prej 4 ditësh


Gazetari Artan Hoxha ka paralajmëruar se arrestim i ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka do të pasojë 2 të tjera.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

I ftuar në “Log.”, Hoxha tha se kjo është një histori shumë e madhe, madje një nga 3 më të mëdhatë dhe nëse hetimet vijojnë, sipas tij SPAK mund të bëjë atë që s’e ka bërë deri më tani.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

“Sot pasdite kam parë dhe një reagim të politikanëve të ndryshëm dhe forcave politike, por te kjo gara se kush i kishte bërë denoncimet. Unë mendoj që kjo histori sapo ka nisur dhe uroj të jetë kështu sepse është histori shumë e madhe, është një nga 3 historitë që ka spaku që mund të bëjë atë që s’kemi bërë në 30 vjet nëse hetimi është i plotë. Pse tani? Pse në këtë moment? Duket sikur javët e fundit audienca e Ramës në rrjete sociale ishte zhdukur fare dhe sot menjëherë u kthye në lojë fuqishëm sepse gjithçka po merrej me foltoren me Berishën dhe duket sikur kjo është nga ato manovrat që bën vazhdimisht Rama e sposton vëmendjen aty ku do. Kemi akuzuar Kim se anojnë nga ana e qeverisë dhe kjo duket sikur bën një ballafaqim, sepse Koka është personazh i rëndësishëm jo vetëm si ish ministër e deputet por edhe si person. Është biznesmen i fuqishëm, është sulmuar dhe më parë edhe pa u bërë ministër”, tha Hoxha.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Artan Hoxha zbuloi dhe një telefonatë që ka zhvilluar me vëllain e Lefter Kokës, i cili i ka thënë që kanë marrë informacionin e arrestimit rreth 4 ditë më parë.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

“Nga kontakti me Nar Kokën, një personazh shumë kontravers e kam pyetur në lidhje me arrestimin, atij i kanë thënë kemi këtë urdhër duhet të shkojmë në shtëpi, atje është bërë kontrolli i shtëpisë nja 2 orë. E pyeta a keni pasur dijeni? Nari më tha “na thanë po na ka ardhur një informacion para 4 ditësh dhe vëllai zgjodhi këtë, që të mos largohej”, tha Hoxha.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Related Articles

Back to top button