POLITIKË

PD kallëzon penalisht shoqëruesin e Berishës, shqyu derën në seli (EMRI, VIDEO)


Mbërritja e Sali Berishës dhe anëtarëve të Komisionit të Rithemelimit në selinë e PD-së është shoqëruar dhe me thyerjen e një prej dyerve të sallës ku ky komision do të mbante mbledhjen e tij. 

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Pasi deputeti Noka ka konstatuar se salla e mbledhjeve është e kyçur, një person i identifikuar si Fatjon Dauti e ka shqyer me shqelm. 

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Pas përfundimit të mbledhjes Berisha dhe Komisioni i Rithemelimit u larguan nga selia, ndërsa menjëherë PD ka njoftuar se e ka kallëzuar penalisht Dautin duke e akuzuar dhe Nokën si urdhërues të këtij akti. Gjithashtu sipas PD-së, Fatjon Dauti është dhe person me precedentë kriminal. 

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Njoftim i PD-së: 

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

“Partia Demokratike kallëzon penalisht Fatjon Dautin, personin që shoqëronte Sali Berishën dhe ndërmorri akte dhune në selinë e Partisë Demokratike

Pas analizimit të pamjeve filmike rezulton se i urdhëruar nga deputeti Flamur Noka, shtetasi Fatjon Dauti, person me precendetë të rëndë kriminal, që shoqëronte Sali Berishën, ka dhunuar ambientet e selisë qendrore të Partisë Demokratike. Sipas Ministrisë së Brendshme dhe Agjencisë Kombëtare të Krimit në Britaninë e Madhe, shtetasi Fatjon Dauti është cilësuar person i aftë për dhunë ekstreme dhe një anëtar me ndikim në një rrjet kriminal shqiptar me qendër në Londër i përfshirë në importimin e kokainës, prodhimin e kanabisit, trafikim të njerëzve dhe pastrimit të parave”.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Related Articles

Back to top button