AKTUALITETRAJONI

Përdhunonte prej katër vitesh adoleshenten shqiptare, sulmohet kisha ku punonte prifti në Greqi


Kisha në të cilën shërbente prifti që përdhunoi një të mitur shqiptare është sulmuar gjatë natës së kaluar.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Ngjarja dyshohet se është vepër e organizatave të majta. Në muret dhe portën e kishës është hedhur bojë dhe janë shkruar parrulla kundër dhunimit të grave.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Më herët, një sulm i ngjashëm u shënua në statujën e heroit të revolucionit grek Kolokotroni.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Përdhunimi i të miturës që në moshën 12-vjeçare për gati 4 vitesh ka tronditur vendin. Opinioni grek shprehet i shokuar dhe kërkon dënimin maksimal të autorëve.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Ka qenë denoncimi i 16-vjeçares, e cila u ka thënë hetuesve se makthi i saj ka nisur që në moshën 13-vjeçare dhe ka zgjatur për gati 4 vite, deri në momentin që gjeti forcën të flasë për ngjarjen tragjike.

Autori i ngjarjes është prift dhe shërben në një kishë në lagjen Kato Patisia të Athinës, zonë në të cilën banon edhe familja shqiptare.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Ai vetë është prind i tre fëmijëve. 37-vjeçari ka mohuar akuzat, por autoritet thonë se tashmë e kanë konfirmuar autorësinë e tij në përdhunimin e të miturës, ndërkohë që në kompjuterin e tij janë gjetur materiale pornografike.

Ai u dërgua në gjykatë, e cila vendosi ta çojë në burg, ndërsa gjatë mbrëmjes të së premtes raportohet se ka edhe të paktën një denoncim të dytë për akt të njëjtë prej tij.

Sinodi i shenjtë i kishës greke urdhëroi menjëherë pushimin e tij nga puna dhe nisi një hetim të brendshëm lidhur me ngjarjen.

Related Articles

Back to top button