SOCIALE

Përdorimi në masë i rrjeteve sociale/ Psikologia, Todhri: Të rinjtë kanë krijuar varësi, e masin pëlqyeshmërinë me ndjekësa në instagram 


Emisioni “Të Pathënat”, moderuar nga Arbi Fortuzi në Fax News, ka trajtuar sot temën e rrjeteve sociale dhe ndikimin që këto të fundit kanë pasur në jetën reale.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

E ftuar për të komentuar këto ndikime, ka qenë psikologia, Fiona Todhri e cila tha se kryesisht grupmoshat e reja kishin krijuar varësi psikologjike nga rrjetet sociale dhe i përdorin këto të fundit për të matur pëlqyeshmërinë e tyre tek njerëzit e tjerë. 

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Pyetje: Në jetën e përditshme si po ndikon në psikologjinë e të rinjve kjo mania për të qenë “influencer” dhe për të marrë sa më shumë klikime. Sa po i largon nga realiteti?

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Todhri: Jetë reale ka por marrdhënien më të madhe e kanë me rrjetet sociale. Ka varësi psikologjike dhe kjo varësi, ka bërë që të jenë të diktuar totalisht nga rrjetet sociale. Madje edhe pëlqyeshmërinë dhe performancën e tyre e masin nëpërmjet ndjekësve apo pëlqimeve që marrin. Sepse për ta është shumë e rëndësishme se çfarë mendojnë të tjerët që i kanë në rrjetet e tyre sociale. Rrjetet sociale, janë bërë pjesë e realitetit.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Related Articles

Back to top button