AKTUALITET

Përfundon lagjia e re në Thumanë e financuar nga Behgjet Pacolli: Më 24 nëntor dorëzohen shtëpitë për familjet e prekura nga tërmeti


Politikani dhe biznesmeni nga Kosova Behgjet Pacolli, njofton se më më 24  nëntor do të dorëzohen shtëpitë për familjet e prekura nga tërmeti në Thumanë.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Lajmin e ka bërë me dije me anë të një postimi në rrjetet sociale. Pacolli pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit 2019 financon projektin për ndërtimin e shtëpive në Thumanë.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

“Më 24 të këtij muaji dorëzohen shtëpitë per familjet e prekura nga tërmeti në Thumanë. Jemi pranë fundit! Shtëpitë kanë përfunduar, tani po bëjmë rregullimin e jashtëm, shëtitoret, trotuaret, hapêsirat e gjelbërta dhe mbjelljen e drujve dekorativ etj.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Financimi i projektit (mbi 1.250.000) është realizuar nga Fondacioni “Behgjet Pacolli”. 

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Gjej rastin të falënderoj familjaret e mi, bashkëpunëtorët, koperuesit dhe të gjithë ata që morën pjesë në punimet për realizimin e kësaj vepre të rëndësishme humanitare” Pacolli.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Related Articles

Back to top button