AKTUALITETPOLITIKË

Perla në Kuvend, Çela mburret për investimet e OSHEE, vartësit i fikin dritat


Në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë, është ndërprerë për disa minuta energjia elektrike.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Megjithatë mbledhjet kanë vijuar dhe pa drita, teksa për ironi të fatit, në komisionin e Ekonomisë raportonte kreu i OSHEE Ardian Çela, ndërsa në Komisionin e Ligjeve zëvendës ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Ilir Bejtja.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Nuk kanë munguar batutat e deputetëve që e kanë marrë me sportivitet situatën e krijuar. Ndërsa dhe vetë Çela ka qeshur.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

“Edhe aeroplani bie, edhe avioni bie, megjithatë shoh që mikrofoni është i ndezur, duhet parë çelësi i brendshëm”, tha Çela.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Ndërsa deputetja e PS, Ermonela Felaj, që ishte duke folur tek Ligjet, tha se masat janë marrë si duhet. “Ja i kemi marrë masat si duhet, që edhe në krizë puna të vijojë normalisht”, tha ajo.

Gjithashtu në momentin e ikjes së dritave, deputeti i Partisë Demokratike, Arbi Agalliu fotografon ministren e Infrastrukturës, Belinda Ballukun. Kjo e fundit reagoi ashpër duke i kërkuar që të mos e fotografojnë pasi nuk është etike.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Më fal një sekond. Do ta ndalosh foton se është qesharake, nuk mund të bësh foto kështu, nuk është etike ajo se çfarë po bën. Kemi ardhur për të folur për çështje konkrete dhe profesionale. Po ç’frikë, mos ma qaj hallin. Kush je ti? Unë jam ajo që sapo nxorre ne foto.“- tha Balluku

Pak minuta pas ndërprerjes së energjisë elektrike në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, ka reaguar Operatori i Energjisë Elektrike. Përmes një njoftimi zyrtar, OSHEE shkruan se ndërprerja ka ardhur si pasojë e një shkëndije zjarri te Kullat Binjake.


“Në kabinën elektrike private te Kullat Binjake pati zjarr për shkak të një shkëndije. Ndërprerja e energjisë në Kuvend, OSHEE: Stakuam linjën për shkak të defektit te Kullat Binjake”, thuhet në njoftim.


Megjithatë mbledhja vijoi pa drita, teksa për ironi të fatit ngjarja ndodhi kur në Komision po raportonte kreu i OSHEE, Ardian Çela.

Related Articles

Back to top button