AKTUALITET

Përmbytjet në Fier, Balla: Nëse nuk bie niveli i ujit, do të bëjmë evakuime me forcë të banorëve


Balla:
Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile, Prefektura dhe Bashkia e Fierit kanë njoftuar dy tre ditë para situatën emergjente që parashikohej. Ashtu siç e tha edhe z. Çako është prurja më e madhe në 50 vjet, edhe në vitin 2017 kur kishte përmbytje ura e Mifolit nuk u kalua nga ujërat. Kemi një situatë të vështirë, por unë doja t’ju thosha që shpresojmë që në orët në vijim niveli i ujërave të bjeri.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”


Kemi biseduar me forcat e ushtrisë dhe nëse niveli i ujërave nuk do të bjerë, ne do të bëjë evakuime me forcë të atyre personave që vazhdojnë të qëndrojnë në banesa.

Reklama në FieriWeb - “BLETA PREMIUM”

Jo se ka një rrezik aktualisht, por ajo që është detyra jonë primare në çdo situatë emergjente është jeta e banorëve.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”


Disa prej shqetësimeve që kemi marrë dhe nga banorët janë pjesa e blegtorisë së tyre, qofshin bagëti, qofshin ferma të cilat dhe me mbështetjen e forcave të ushtrisë ne do mundohemi t’i nxjerrim nga zona e rrezikut.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Më pas do të riforcojmë të gjitha barrierat mbrojtëse të pjesës së argjinaturave. Dua ta theksoj që investimet në këto 4 vite janë duke e treguar efektivitetin e tyre sot.

Të gjithë e dimë që prirjet e lumit Vjosa janë të paparashikueshme dhe ka nivelin e vet të rrezikut. Punët që janë bërë deri tani e dhanë efektin dhe shpresoj që rreth orës 16 të kemi një lajm më të mirë për një ulje të nivelit të ujit në Urën e Mifolit”

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Related Articles

Back to top button