RAJONI

Përmbytjet paralizojnë Greqinë, Korfuzi shpall gjendjen e emergjencës (VIDEO)


Reshjet e shiut dhe përmbytja kanë pushtuar Greqinë. Sipas mediave greke, Korfuzi ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të motit të keq që ka përfshirë ishullin.

Lajmi u konfirmua dhe nga kryetari rajonal i Njësisë së Korfuzit, Costas Zorbas.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Trafiku i automjeteve është devijuar në disa zona si ajo e Vryonit për ata që shkojnë drejt Korfuzit jugor, si dhe zona e Mesonghit për ata që lëvizin drejt Korfuzit qendror.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Problemet në rrjetin rrugor rajonal vërehen edhe në zonën e Kynopiaston në Korfuzin e Mesëm.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”


Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Në të gjitha pikat “e rrezikshme” të rrjetit rrugor, janë marrë masa emergjente nga Policia Rrugore, ndërsa Mbrojtja Civile u rekomandon drejtuesve të mjeteve që t’i kushtojnë vëmendje të veçantë dhe të ndjekin udhëzimet e policisë.

Ministri i Mbrojtjes Civile, Christos Stylianidis njoftoi se është nisur për në Moraitika për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve të bllokuar për shkak të përmbytjeve të mëdha.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Related Articles

Back to top button