AKTUALITETLAJMI FUNDIT

Përplasen “kokë me kokë” dy motorat në Sarandë, shoferi 12 vjeçar në gjendje të rëndë në spital


FOTO ILUSTRUESE

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Një 12 vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Xarë të Sarandës. Referuar njoftimit të Policisë, bëhet me dije se ai ka qenë duke drejtuar një motor dhe është përplasur me një motomjet tjetër.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

“Rreth orës 07:45, në fshatin Xarë, Bashkia Konispol, janë  përfshirë në një aksident rrugor dy motomjete që drejtoheshin nga shtetasi  A.B.,27 vjeç  dhe  nga një i mitur 12 vjeçar me iniciale A.B.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Si pasojë e përplasjes, i mituri 12 vjeçar ka marrë dëmtime të rënda dhe ndodhet në spitalin e Sarandës, ndërsa shtetasi A.B.,27 vjeç, është dëmtuar lehtë”, njofton Policia.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të saj.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Related Articles

Back to top button