SHOWBIZ

Përse duhet të jemi të turpëruar? Gazetari del në mbrojtje të Ronelës dhe Elsa Lilës 

Ronela Hajati nuk arriti të kualifikohet me këngën “Sekret” në finalen e Eurovizionit. 

Reklama në FieriWeb - Bar "C'est la vie"

Pas performancës së saj plot energji vërshuan komentet nga fansat mjaft të zhgënjyer nga ky rezultat si dhe nga kritikët që nuk mungojnë në këto raste. Së fundmi ka qenë gazetari Enkel Demi i cili ka shprehur opinionin e tij mbi këtë çështje. Ai është ndalur sidomos tek mënyra si shqiptarët e kanë trajtuar këtë situatë por dhe ka folur gjithashtu për arrestimin e Elsa Lilës.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

“Nuk e kuptoj përse duhet të ndjehemi të “turpëruar” për këngën dhe interpretimin e Ronelës në Eurovision. Apo ende nuk e marr vesh përse u ndjemë të turpëruar për “arrestimin” e Elsa Lilës, ndërsa tani që e liruan nga të gjitha akuzat pse nuk ndjehemi krenarë. Sipas meje, muzika, këngët, arti figurativ, shkrimtaria nuk janë matematikë. 

Ajo që mua më pëlqen, dikujt nuk i shkon pas fijes, madje mund ta bëjë me turp. Pra fjala vjen, t’i bëjmë gjyqin RTSH pse çoi këtë këngë në Torino mua më duket marri. Por, më kujtohet që publiku u ndje entuziast për këngën e Ronelës në Festival dhe e shprehu këtë me pathos si në rrjetet sociale, ashtu edhe nëpërmjet votimit virtual.

Reklama në FieriWeb - "BUZI STORE"

Shqipëria është Ronela, Elsa, por edhe ata që ndjehen me turp. Shqipëria është e shumë shijeve, ngjyrave, opinioneve. Me gjasë, të gjithë mund të kenë të drejtë. Por, për një gjë duhet të jemi të bindur që “turpërimi” apo “triumfi” ynë nuk është se ndikon tek bota, tek italianët, francezët, britanikët, amerikanët. 

Plot prej tyre as nuk e dinë ku bie Shqipëria e ndonjëherë lodhesh t’jua shpjegosh duke përdorur Greqinë si çengel. Plot prej tyre na lidhin pak me Ronelën, se ku ta gjenim, por më së shumti na identifikojnë me skifterët që vjedhin shtëpi”- u shpreh ai.

Reklama në FieriWeb - Sisteme Ngrohje "BLLOSHMI"

Gazetari e mbyll shkrimin e tij duke vënë në pah disa pyetje mjaft interesante.

“Tani pyes veten: sa prej tyre po e shajnë? Po sikur Ronela të kalonte në finale sa prej atyre që po e telendisin tani do ndjeheshin krenarë? Po sikur për një gjë që nuk na pëlqen (pra nuk të pëlqen ty si individ) ta kalosh në heshtje? Po sikur mos të thuash asgjë? Duhet të jetë e vështirë mos me fol… shumë e vështirë besa…”- përfundoi ai.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button