KRONIKË

“Përsëritësit” përsërisin të njëjtat vepra penale, bënin namin me vjedhje, arrestohet 27-vjeçari në Vlorë, shpallet në kërkim bashkëpuntori (EMRAT)


Në kuadër të operacionit “Përsëritësi” ka rënë në pranga një 27-vjeçar pasi akuzohet për disa vjedhje në qytetin e Vlorës.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Sipas informacionit të policisë bëhet me dije se është arrestuar në flagrancë shtetasi Kristi Lushnjani si dhe është shpallur në kërkim bashkëpuntori i tij, Edvin Çuçi, 35 vjeç.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Ndaj Lushnjanit u bë gjithashtu dhe ekzekutimi i urdhrit të Prokurorit, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, e ka dënuar me 8 muaj burg, për veprën penale “Vjedhja”.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Arrestimi i tij u bë pasi u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë duke vjedhur në automjetin e një shtetasi, në lagjen “28 Nëntori”, Vlorë.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim 

Njoftimi i plotë:

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Vlorë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Përsëritësit”, zbardhen dhe dokumentohen 6 vjedhje të ndodhura në qytetin e Vlorës.

Arrestohet në flagrancë autori i dyshuar, i shpallur në kërkim më parë për veprën penale “Vjedhja”.  

Shpallet në kërkim bashkëautori dhe vijon puna intensive për kapjen e tij.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale disa prej sendeve të vjedhura nga këta shtetas.

Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, evidentimin dhe kapjen e autorëve, si rezultat i një pune intensive dhe të mirëorganizuar, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisatiatin e Policisë Vlorë finalizuan operacionin policor të koduar “Përsëritësit”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi K. L., 27 vjeç, banues në Vlorë, ndaj të cilit u bë gjithashtu dhe ekzekutimi i urdhrit të Prokurorit, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, e ka dënuar me 8 muaj burg, për veprën penale “Vjedhja”.

Si dhe u  bë shpallja në kërkim e shtetasit E. Ç., 35 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”, banues në Vlorë.

Arrestimi i shtetasit K. L, u bë pasi u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë duke vjedhur në automjetin e një shtetasi, në lagjen “28 Nëntori”, Vlorë.

Nga hetimet e kryera dhe provat e siguruara ka rezultuar se ky shtetas në bashkëpunim me shtetasin E. Ç, janë autorët e dyshuar të 5 vjedhjeve të ndodhura më parë, në qytetin e Vlorës, konkretisht vjedhjes së një automjetit tip “Volksëagen” në pronësi të shtetasit M. Dh, vjedhjes së disa sendeve personale dhe një shume parash në automjetin e shtetasit A. K, veglave pune në automjetin e shtetasit K, Q, sendeve personale dhe një shume parash në ambientet e një lokali në lagjen “Pavarsia” si dhe vjedhjes së disa sendeve personale dhe një shumë parash në automjetin e shtetasit E. M.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim

Related Articles

Back to top button